BSH: Rritet niveli i kredive me probleme
Viti 2008 tregon se është rritur niveli i kredisë së dhënë nga bankat e nivelit të dytë. Banka e Shqipërisë bën me dije se niveli i kredisë së sistemit gjatë tremujorit të tretë të vitit 2008 shënoi rritje me rreth 30.8 miliardë lekë ose me 8.9 për qind, nga rritja me 33.5 miliardë lekë ose me 10.7 për qind tremujorin paraardhës dhe nga 20.6 miliardë ose 8.6 për qind, për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por bashkë me nivelin e kredisë është rritur edhe kredia me probleme. Edhe këtë tremujor, analiza e dinamikës së strukturës së portofolit të kredive dallon për ritmin më të lartë rritës të kredisë akorduar bizneseve, kundrejt kredisë dhënë individëve. Tendenca e periudhave të fundit, gjatë të cilave portofoli i kredive akorduar individëve prezantonte peshë në rritje në portofolin e kredive, ka ndryshuar kah në tremujorin e dytë duke u prezantuar në rënie krahasuar me periudhën e mëparshme dhe vazhdon edhe në këtë tremujor të tretë të vitit.
Klasifikimi i kredisë sipas subjektit të kredisë (biznes dhe individë) dhe qëllimit të përdorimit të kredisë, dallon në tremujorin e tretë të vitit 2008 peshën më të madhe të kredisë për “investime në pasuri të paluajtshme” dhënë individëve, me 23.0 për qind të tepricës totale të kredisë, pasuar nga “investimet në blerje pajisjesh” të bizneseve, me 18.6 për qind të totalit. Ndërsa, struktura e kredisë sipas degëve të ekonomisë në shtator 2008 (referuar vetëm klientëve rezidentë) vijon të mbetet pothuaj pa ndryshime të dallueshme. Vlerësojmë se struktura paraqitet përgjithësisht e diversifikuar, duke ofruar mundësi për stabilitet të portofolit të kredive nga pikëpamja cilësore dhe kontribut relativisht optimal për zhvillimin e ekonomisë. Megjithëkëtë, veçojmë sektorin e bujqësisë që ende mbetet i nënvlerësuar dhe pa mbështetje nga sektori bankar, ndërkohë që kreditimi i tregtisë, riparimit të automjeteve dhe artikujve shtëpiakë, mbetet më i parapëlqyer. Tremujori i tretë i vitit 2008 shënon rritjen e portofolit të kredive me probleme të sistemit bankar me 4.3 për qind, nga rritja me 25.2 për qind në tremujorin e parë dhe 21.6 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2008. Ndërsa, treguesi që mat cilësinë e portofolit të kredive të sistemit “Kredi me probleme/totali i kredive” u përmirësua, megjithëse në nivele jo të ndjeshme. Ky tregues përllogaritet në nivelin 4.1 për qind nga 4.3 për qind në tremujorin e dytë. Krahasueshmëria e treguesit që mat cilësinë e portofolit të kredive me vendet e rajonit, tregon për një cilësi të portofolit të kredive në sistemin bankar në Shqipëri në nivele relativisht të mira krahasuar me nivelin e përgjithshëm të këtij treguesi në rajon. Raporti kredi ndaj depozitave, në të gjitha monedhat, për sistemin është rritur me 1.1 pikë përqindje, duke arritur në 54.4 për qind. Ky tregues është në nivel të kënaqshëm, por në rritje graduale gjatë tremujorëve të këtij viti.