Itali senati miraton paketen e kursimeve

Senati italian miratoi paketën e kursimeve buxhetore, që përfshin shkurtime në masën e 48 miliardë eurove për një periudhë tre vjeçare. Tashmë, duhet që paketa të miratohet të premten edhe nga dhoma e ulët e parlamentit. Italia ka ndër borxhet më të mëdha në vendet e Eurozonës dhe po kërkon të shmangë çdo mundësi ndihme financiare në formë huaje nga Bashkimi Europian.
Vetë kryeministri Italian, Silvio Berluskoni pranoi se Italia ndodhet në vijën e parë sa i takon vështirësive financiare në eurozonë. Ministri italian i Ekonomisë, Xhulio Tremonti vlerësoi se Europa duhet të mbetet e bashkuar nëse kërkon të parandalojë depresionin financiar.
Duke folur në Senat, në paraqitjen e paketës së kursimeve, tremonti shtoi se Europa duhet të rikthejë besimin në tregjet e saj, ose rrezikon shembjen.
"Ekonomia greke përbën rreth 3 për qind të ekonomisë europiane, por ndikimi i saj në këtë moment është shumë më i madh. Ne jemi duke jetuar një paradoks. Eurozona është objektivisht më e pasura dhe me më pak borxhe në botë, por, pavarësisht kësaj, perceptimi që kanë tregjet financiare nuk e reflektojnë këtë fakt”-theksoi ai.
Kreu i financave italiane mendon se shpëtimi i Europës nga kriza nuk do të bijë nga bota e parave, por nga ajo politike, e cila nuk duhet të bëjë më asnjë gabim. Më herët, ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar që i kërkoi Italisë të ndërmerrte masa efikase për kursimin e fondeve publike, për shkak të borxhit të grumbulluar.
Autoritetet në Romë shpresojnë se paketa do të shkurtojë defiçitin në zero deri në vitin 2014, duke marrë parasysh edhe rritjen e këtij viti me 3.9 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Eurozona, ndërkohë, vazhdon të mbetet e përfshirë nga debatet për krizën e borxheve, duke mos gjetur ende një zgjidhje për mënyrën e financimit të ndihmës për Athinën dhe me frikën e përhapjes së krizës në Spanjë e Itali.
Juli Prifti