Rrëmujë në Indonezi, vdesin dy tifozë

Kaos në ‘Bung Karno Stadium’ të Xhakartës, në finalen e lojërave jug-aziatike, të cilën e fitoi Malajzia ndaj Indonezisë.
Spektatorët që nuk kanë mundur të siguronin bileta, i kanë ndezur me flakë dy biletaritë, duke shkaktuar një ikje në rrëmujë, që shkaktoi vdekjen e dy njerëzve. Sipas mediave lokale, janë lënduar edhe disa spektatorë, të cilët gjenden në spital, ndër ta edhe një fëmijë 9 vjeç, që gjendet në koma.
Të gjitha, 88 mijë biletat ishin shitur, por shumë shikues kishin mbetur jashtë stadiumit, duke shpresuar që të gjenin ndonjë biletë. Mirëpo, ata mbetën jashtë dhe të revoltuar, shkaktuan rrëmujë. Këtë ndeshje e fitoi Malajzia 4:3, pas ekzekutimit të penalltive.