E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naim Kryeziu, simboli shqiptar i Romes

Nga Dash Frashëri

Kosovari 89-vjecar Naim Kryeziu ishte jo vetëm futbollisti i vetëm shqiptar në festën e jashtëzakonshme të 80-vjetorit të krijimit të skuadrës së Romës, por ai është së bashku edhe me Amadei me Fuskon, ndër tre lojtarët e vëtëm të kampion të verdhkuqve i edicionit 1941-1942 që janë ende gjallë. Kryeziu shënoi 6 gola në këtë kampionat
Naim Kryeziu nisi karrierën e tij si futbollist te klubi shqiptar SK Tirana përpara transferimit të tij në sezonin 1939-1940 te Roma. Gjakovari i natyralizuar si italian pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia e Musolinit nisi studimet në Romë për të ndjekur studimët për t'u bërë profesor i edukimit fizik. "Ika nga Kosova shumë i ri, pasi ishte e pushtuar nga jugosllavët. Emigrova në Tiranë, ku ndodhej vëllai im që ishte nëpunës dhe vazhdonte studimet. Atje fillova të luaj futboll: 15 vjec luaja në Serinë A shqiptare dhe 16 në Kombëtaren. Shqipëria ishte ende në dominimin italian. Qeveria italiane dërgoi një mësues të edukimit fizik që merrej edhe me organizimin e ndeshjeve sportive lokale. Ai më pa duke luajtur dhe duke qenë një tifoz i Romës i dërgoi një sinjal klubit kryeqytetas", - rrefën jetën e tij, Naim Kryeziu gjatë një interviste të dhën gjashtë vjetë më parë, për sitin e ultrasve të Romës. "Atëhere nuk e kisha pasaportën italiane dhe flisja vetëm disa fjalë italisht". Ndeshja e parë e Kryeziut ishte ajo kundër Barit të Riza Lushtës, një tjetër emri të madh të futbollit shqiptar, ku Roma fitoi 4-2 (Kryeziu dha një asist në atë ndeshje). "Do të doja të luaja për Kombëtaren e Italisë asaj kohe, por u thirr vetëm Lushta",- kujton ai.
Gjatë sezonit të tij të dytë te Roma ai ishte rregullist pjesë e formacionit të parë ku shënonte rregullisht. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërrore, në sezonin 1947/1948 ai u transfderua të Napoli (kua luajti në Sërinë A dhe B), dhe më pas në sezonin 1953-1954 te ekipi i kategorisë së katërt, Torre del Greko, ku dhe ai la futbollin në moshën 35-vjecare. Gjatë karrierës së tij në Itali, Kryeziu në 330 ndeshje shënoi 73 gola, 50 prej tyre në Serinë A (15 në B).
Gjakovari, (i lindur më 1 janar 1918) ishte i dyti futbollist shqiptar pas Riza Lushtes që luajti në Serinë A italiane, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të fashmëm gjatë 10 sezoneve (1939-1953) me dy nga klubet me të adhururara në Itali, Romën dhe Napoli, teksa në vitin 1963 pati fatin të jetë për disa ndeshje edhe trajneri i Romës, i pari shqiptar dhe i vetmi shqiptar që drejtoi një skuadër në Itali. Flamuri shqiptar përkrah emrit të Kryeziut (apo Krieziu sic njihet në Itali) është ndër tre më të famshmit e huaj (dy të tjerët janë argjentinasit Enrike Gonzales Guaita dhe Arturo Kini Luduenja) që kanë luajtur për Romën e viteve 1927-1945, pra në një histori thuajse 18-vjecare të skuadrës kryeqytetase, përiudhë në të cilën fitoi vetëm një titull atë të edicionit 1941-1942. Kryeziu ishte një ndër më të vlerësuarit e trajnerit austro-hungarez, Alfred Shafer, sidomos për shpëjtësinë e tij. Shqiptari edhe sot mbetet një nga ikonat e Romës dhe është i përmasave të Luixhi Alemandti, Amadeo Amedeit, Fulvio Bernandinit, Augusto Fazanelit, Fosko Rizortit, e qindra emrave të tjerëve që u bënë të fashmën në vitet 1945-2007, përshirë edhe kampionë bote të tillë si Bruno Konti, Rudi Fëler, Francesko Totin e të tjërë.

"Italianët" e Shqipërisë

Naim Kryeziu, Riza Lushta dhe Loro Borici janë tre pionierët e futbollit modest shqiptar që bënë bujë në Itali në vitet 1940-1950. Naim Kryeziu luajti për Romën e Napolin, Riza Lushta për Barin, Juventusin (fitoi Kupën e Italisë në vitin 1942), Napolin, ndërsa shkodrani Loro Borici, futbollisti më i madh shqiptar i të gjitha kohërave luajti për Romën e Lacion. Si Lushta, i cili u shpall edhe kampion me Tiranën, ashtu dhe Borici, i clili fitoi kampionate me Partizanin nuk jetojnë më. Pas gati 40-vjetësh "izolim" në Itali "emigruan" qindra djem të rinj që e patën pasion futbollin, por në vendin fqinj u transferuan edhe disa nga emrat më të njohur të shkollës së futbollit shqiptar e kosovar: Igli Tare, Erjon Bigdani, Ervin Skela, Valon Behrami, Florjan Myrtaj apo dhe më të rinjtë si Xhulian Rudho, Saimir Ujkani, Henri Shiba, Rijat Shala, Altin Shala, Andi Corri, Deljan Bregasi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›