E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-21 Shqipëri-Itali, më 11 shtator

Shqipëri-Itali, ndeshja e luksit për Kombëtaret U-21, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2009, do të luhet jo më 12 shtator, por një ditë më parë. Kërkesa është bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Takimi ishte i parashikuar për t'u zhvilluar stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit, do të luhet po aty, por më 11 shtator (ora 16:00). Shqipëria U-21 humbi 4-1 ndeshjen e parë me Italinë në Pontendera, ndërsa fitoi 1-0 në Elbasan me Ishujt Faroe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›