E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Spy Story”, Mklaren i pafajshëm

Meklaren nuk është fajtor. Ky është vendimi i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) në përfundim të shqyrtimit të cështjes në Këshillin Botëror pas shpërthimit të skandalit për spiunazh industrial midis Ferrarit dhe skuderisë britanike. Meklaren, - nënvizoi FIA, - posedonte informacione konfidenciale, por kishte pamjaftueshmëri provash që këto informacione të ishin përdorur për të përdorur në Botërorin e Formula Një". Nëse në të ardhmen do të provohen se këto informacione do të përdoren nga Meklaren në dëm të kampionatit, skuadra anglo-gjermane do të rrezikojë përjashtimin nga sezonet 2007 dhe 2008. Por edhe pse i shpëtoi sanksioneve, bosi i Meklarenit, Ron Denis, është i pakënaqur me vendimet. "U dha një verdikt që më shumë mban linjën e fajit, kur aty në të vërtetë nuk ka pasur", - komentoi Denis vendimin e FIA-s. "Nuk mund të jem plotësisht i kënaqur nga rezultati i procesit", - shtoi në lidhje me faktin se FIA e ka vendosur nën përgjim skuderinë Meklaren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›