Najada: 2-mujorin e lidhjes dua ta festoj në "Big Brother"
Arbri, Najada, Olsi dhe Poli janë ulur në kopsht dhe ndihen sikur janë të mbijetuar nga një betejë e egër. Tani është edhe frika më e madhe, sipas Najadës, pasi ngushtohet rrethi. Arbri thotë se ata janë bashkë, në të mirë edhe në të keq, duke shtuar se në finale do të donte të ishte me dy goca të paktën. Por, nga ana tjetër, do të donte të ishte me ata banorë që kanë qenë në fillim.
Arbri e quan veten dhe të tjerët si veteranët e "Big Brother".
Të katërt bien dakord se s‘duan të dalin nga shtëpia, sidomos Najada, që shprehet se ka vendosur që të qëndrojë edhe javën tjetër në shtëpi. Ajo ka merakun e 2-mujorit të saj, të cilin do ta festojë brenda me Olsin. Poli tregon se është e çuditshme puna e lojës: në fillim mendon se mjafton të hysh, pastaj të kalosh muajin, pastaj të arrish në finale e pastaj... pse mos të fitosh.
Muzikë-mëngjes
Muzika është i vetmi ritëm që banorët ndjekin në mëngjes. Ata çdo gjë e bëjnë me muzikë dhe kur janë shumë në qejf, si sot, nuk bëjnë asgjë tjetër por vetëm kërcejnë. Dorina ka përgatitur mëngjesin për të gjithë: nga një vezë të skuqur me gjalpë. Të gjithë të tjerët po bëhen gati për ditën, sa në tualet, ose duke u djersitur te veglat e palestrës në kopsht.
Ata ulen të gjithë bashkë në tavolinë, por Najada me Olsin çohen të parët, për të zënë vend në kopsht, kurse të tjerët mbeten në tavolinën e mëngjesit, duke u harruar në biseda.
Çunat nën hije, vajzat në punë
E kujtojnë edhe vetë Çajupin, ashtu të rreshtuar nën hije, duke thënë se më në fund gocat janë brenda duke bërë punë shtëpie, se mbetën duke marrë rreze dielli. Ata i kap një entuziazëm i çuditshëm dhe e qeshura i pushton, duke thënë me ironi se "më në fund i shtruan gocat".
Reagimi i Polit është më i paprituri, kur nis e thotë se "ne si çuna e kemi treguar që nuk përtojmë për punët", kur në fakt Poli është një ndër personat më pak të aktivizuar në punët e shtëpisë gjatë gjithë kohës së tij në "Big Brother".
Te çunat sundon mentaliteti se janë femrat që duhet të bëjnë punë shtëpie dhe jo meshkujt. Madje Poli pretendon se kishin filluar të ngjanin keq duke bërë vetëm ata punë... "Jo po të vinim edhe një përparëse" komenton ai.
Çunat mendojnë se nëse je i detyruar të gatuash dhe të pastrosh vetë, kur jeton vetëm, është e justifikueshme, por kur ka femra në shtëpi, s‘ka kuptim t‘i bëjnë ata punët.
E megjithatë, pastaj nisin bisedën sesi mund të gatuash disa lloje gjellërash dhe është Astriti e Olsi që entuziazmohen më shumë.
Shtëpia shekullore e Astritit
Duke folur për zjarret që mund të krijojnë fatkeqësira të mëdha, Astriti tregon për shtëpinë e vet, ndërtuar nga stërgjyshi rreth 1800-ës. Ai tregon se kati i dytë i shtëpisë së tij është i gjithi prej druri, duke krijuar një ndjesi të mrekullueshme freskie. Ai thotë se i ka vënë një dorë për të rregulluar suvanë, por përgjithësisht nuk e ka prekur ose ndryshuar. Ai thotë se çatia ka një strehë shumë të gjerë dhe se drurët që e mbajnë janë të gdhendur. Astriti tregon se ka 5 dhoma dhe një banjë tepër luksoze brenda.
box
Tema interesante
Leku dhe shëndeti
Banorët janë duke diskutuar tema interesante. Najada thotë se me lekët mund të kesh edhe shëndetin. Arbri thotë se me lekë edhe pa fantazi, është njëlloj si të mos i kesh lekët. Poli thotë se luksi blihet vetëm me lekë, por Arbri ia pret se nëse nuk ke një jetë, ai luks të del nga qejfi shumë shpejt. Arbri mendon se shëndeti është i pari. Poli mendon se janë të rrallë ata që kanë lekë edhe fantazi.
Pleqëria e prindërve
Debati kalon në një temë tjetër: nëse duhen çuar prindërit e plakur në azil. Najada, Astriti, Olsi dhe Poli mendojnë se ky është një nga mëkatet më të mëdha. Arbri mendon me prakticitet, duke thënë se azili nuk është vend i keq. Aty, një person i moshuar mund të jetojë më mirë dhe më i shëndetshëm.
Poli është absolutisht kundra, duke thënë se atij prindi do t‘i mungonte ngrohtësia familjare. Arbri thotë se azili në vetvete nuk është diçka e keqe, por lënia pas dore e prindërve është mëkati i vërtetë. Dorina shprehet e sigurt se fëmijët e tyre do t‘i çojnë ata në azil dhe kjo sepse koha do të ndryshojë dhe njerëzit nuk do të kenë më turp nga azili. Të tjerët vazhdojnë të kundërshtojnë çdo lloj ideje që i afrohet idesë së të ndenjurës së prindërve të moshuar në azil.