E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha në interpelancë për Gërdecin

Miratimi i kalendarit trejavor ka rikthyer sërish në Kuvend debatin për tragjedinë e Gërdecit. Opozita i ka kërkuar Topallit që të fusë në kalendarin trejavor interpelancat e opozitës. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe, ka kërkuar që Kryeministri të paraqitet në interpelancë për të dhënë raportin e plotë mbi dëmet që ka shkaktuar kjo tragjedi dhe çfarë masash konkrete ka ndërmarrë qeveria. Kërkesa e bërë nga grupi i PS-së nuk është pranuar nga Kryetarja e Kuvendit, e cila ka deklaruar se është bërë njëherë kjo interpelancë. Ndërsa grupi parlamentar i LSI-së ka këmbëngulur në kërkesën e tij për ngritjen e komisionit hetimor për këtë tragjedi. Sipas tyre, Kryetarja e Kuvendit dhe mazhoranca po e zvarrisin këtë çështje. Por Topalli ka theksuar se nuk mund të ngrihet një komision hetimor, ndërkohë që po heton prokuroria, pra nuk mund të ngrihen struktura paralele.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›