Çuni drithëron
Në natën e parë të festivalit të aktrimit "Apolon ‘08" do të zbriste në skenë trupa e teatrit profesionist të Pejës, ku aktor kryesor i pjesës së titulluar "Përplasja", e cila zgjati afro 1 orë e 20 minuta, do të ishte i mirënjohuri Çun Lajçi. Ky i fundit shpalosi një lojë aktoriale mjaft të shkëlqyer e të duartrokitur, jo vetëm për nga përmbajtja e veprës, por edhe për nga potenciali i tij si artist. Gjithkush e quajti këtë pjesëmarrje të Pejës e bashkë me të edhe të Çunit, më shumë si një monolog të tij, që u ndërthur vetëm në pak minuta nga dy aktorë realë në skenë, por imagjinarë në përmbajtje. Si pretendent për fitoren e mundshme të një prej trofeve të këtij festivali, menjëherë pas shfaqjes së dhënë, Çun Lajçi do të shprehej për gazetën "Shqip": "Në punën time nuk kam marrë shpërblime apo dhe çmime dhe këto më kanë munguar. Vlerësimi më i madh është pjesëmarrja e lartë e spektatorëve që më mirëpritën mjaft mirë, pavarësisht skenës së improvizuar në tarracën e një restoranti, ku dhe u luajt pjesa. Nuk kam marrë asnjëherë çmim në territoret shqiptare dhe qëmoti kam marrë vetëm një në ish-Jugosllavi. Por vlerësimi është relativ. Unë u përpoqa ta sjell mjaft bukur këtë pjesë. Ka aktorë shumë më të mëdhenj se unë dhe le të jenë ata e këta spektatorët që të më vlerësojnë. Edhe pa çmim unë jam mjaft i lumtur që u duartrokita në kombin tim".
Çelja e festivalit
Në Fier qysh pasditen e së dielës kur u shënua edhe fundi i përgatitjeve për Festivalin e Aktrimit u shtrua tapeti i kuq. Ndërkohë që ceremonia e hapjes do të niste me një festë të vërtetë të zhvilluar në shesh ku u luajtën valle me motive nga të gjitha trevat shqiptare. Do të ishte një prej organizatorëve, Klajdi Marku, ai që do të mbante edhe fjalën përshëndetëse të ceremonisë së hapjes së festivalit të aktrimit "Apolon‘08".
Mes fjalëve të shumta përshëndetëse për numrin e lartë të aktorëve mes të cilëve edhe me tituj si: "Artist i Merituar" apo dhe "Artist i Popullit", Marku do të bënte të ditur një nga surprizat e këtij festivali, pjesëmarrjen e dy teatrove që vinin nga Italia dhe Greqia.
"Mes shumë trupave shqiptare e kosovare në edicionin e sivjetshëm do të na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre trupa e Teatrit Shtetëror të Korfuzit, si dhe ajo e Sardenjës. Kjo përzgjedhje vjen si një mundësi për të konkretizuar pozicionin e aktorit shqiptar në Teatrin Evropian. Pse të mos jetë arti ai që ta çojë Shqipërinë më shumë pranë organizmave të lartë evropianë? Pse të mos jetë kjo një mundësi e mirë për të parë edhe ne aktorët e Shqipërisë sa larg dhe afër jemi me skenat evropiane?", ka thënë Klajdi Marku. Më pas fjalën e hapjes së ceremonisë e ka mbajtur aktorja e Fierit, Hajrie Rondo, e cila ka bërë një rezyme të përmbledhur të festivalit të aktrimit "Apolon". Gjithashtu, Rondo ka zbuluar edhe jurinë e këtij edicioni të sivjetshëm, që përbëhet nga aktorët: Bujar Asqeriu, Tinka Kurti e Niko Kanxheri, ndërsa prej shumë ditësh në Fier gjenden edhe mjaft aktorë të tjerë të njohur si Margarita Xhepa, Luftar Paja, Birçe Hasko, të cilët do të komentojnë së bashku me kritikë të artit si Adriatik Kallulli, çdo pjesë teatrale që do të marrë pjesë në garën e sivjetshme.
Trupa e Fierit do të ngjitej e para në skenën e teatrit "Bylis" ku dhe u prezantua me pjesën më të fundit "Fqinjët". Me regji të Dhimitër Orgockës dhe skenar të Ruxhdi Pulahës "Fqinjët" e "Bylisit" do të sillnin mes tragjedisë e komedisë episodet e jetës së përditshme, me të cilat përballet sot popullsia shqiptare e ajo greke. Fjalët në gjuhën greke që në shqip tingëllojnë si fjalë amorale do të shënonin edhe kulmin e komedisë, ndërkohë që tragjedia do të regjistronte mjaft kulme të "Fqinjëve", pasi edhe vetë historia e dy popujve të përfshirë në këtë pjesë, siç është historia greke dhe ajo shqiptare ka majat më të larta të tragjizmit, që sot janë ngritur në art. Elemente të kësaj historie të dhimbshme mes fqinjësisë së dy popujve do vinin këndshëm dhe butësisht për spektatorët e shumtë.
Ndërkohë që veçoria e trupës profesioniste të Pejës së Kosovës do të qëndronte në faktin e vetëm të përdorimit si skenë të një sipërfaqeje të tarracës së një lokali, që ishte përzgjedhur prej organizatorëve si skenë dublante. Me një skenografi mjaft të varfër, por mjaft kuptimplote, u ndodh aktori i njohur, Çun Lajç. Ky i fundit në rolin e Cenit të një të burgosuri do të shfaqte periudhën e fundit të tij në një qeli burgu persekutues. Lidhja e tij me botën reale u bë për një moment kur në qeli iu fut një person tjetër, të cilin ai e vrau, pasi nuk shihte nota përparuese dhe zhvillimi apo dhe komunikim me të ardhmen tek ai. Loja e Lajçit në një mjedis të hapur, nën qiellin e vranët që mbytej nga errësira dhe nën dritën e një prozhektori, do të binte më në sy nga zëri dhe muzika që ndoqi këtë pjesë të trupës së Pejës që ishte shkruar nga Ekrem Kryeziu e titulluar "Përplasja". Mesnata do të vinte e ngrohtë dhe rrënqethëse po ashtu nga një lojë mjeshtërore e aktorit kosovar, por edhe nga ajo dramë që ai përcolli mjaft bukur.
Pjesëmarrja
Për gjashtë net në skenën e teatrit të "Bylisit" atë të "Apolonisë" së lashtë dhe të "Rustika Kala Restorant" do të ngjiten tetë trupa teatrore. Do të jetë ajo e "Aleksandër Moisiut" e Durrësit, e cila së bashku me "Petro Markon" Vlorës do t‘i sjellin pjesë nga Dario Fo. Teatri Kombëtar do të paraqitet me "Pamje nga ura", ndërsa do të jenë gjithashtu në garë trupa teatrore e të rinjve, kompania teatrore "Çajupi" e shumë trupa të tjera. Gjatë këtij edicioni të shtatë do të vijë më e kuptueshme dhe më e afërt teatri shqip që nënkuptohet nga të gjithë fare thjesht si lojë me vepra shqiptare. Edicioni i parë i festivalit të aktrimit "Apolon" ka nisur në vitin 2002, ndërkohë që është aktivitet mbarëkombëtar, që synon të kthehet ballkanik e që financohet si aktivitet nga Bashkia e Fierit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.