E Diel, 1 Nëntor 2026

Nake, Sonia Anmani markat kopjace kineze në treg

Kinezët e kanë shumë të lehtë të kopjojnë prodhimet e markave nga e gjitha bota, dhe këtë e bëjnë me më shumë qejf për ato marka  që kanë pasur shumë sukses. Por tani po ecin edhe më tej, duke kopjuar produktet, por më pas duke i shtrembëruar emrat për të ruajtur legjitimitetin, si Anmani, për Armani, Heimeken për Heineken, Nake për Nike apo Sonia për Sony. Por a do të përdornit ju bateri PenesamiG në kamerën tuaj të shtrenjtë apo të pinit një gotë uiski Johns Daphne Tenderness? Apo do tju pëlqente të vishnit një pale pantallona sportive të shkurtra Odidoss të shoqëruara me një xhaketë Nake? Disa etiketa të falsifikuara janë larguar nga origjinali aq sa për tu dukur qesharake… Do ndonjëri të shkruajë e-maile me një Aeippie? Ngjyrat dhe dizajni i etiketave janë njësoj si origjinali, përveç shtrembërimit të ndonjë germe, ato sërish mbeten dukshëm imitime të tyre dhe nuk mund të shpëtojnë nëse dikujt i teket ti hedhë në gjyq.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›