Nallbani: Më akuzojnë disa “qen rrugësh”

(ALBANIA SPORT) – “Gabimi në ndeshjen me Besën solli edhe elimininin e Tiranës nga kupa, e mundon portierin Blendi Nallbani prej ditësh. Por, ajo që e mundon janë shumë zërat se ai mund të ketë shitur ndeshjen ”, - shkruan “Panorama Sport”. Nallbani shprehet se ndihet shumë keq për këto akuza.
“Që pas ndeshjes me Besën, pas atij gabimi, edhe pse nuk më kanë thënë gjë përsonalisht, -citohet Nallbani nga “Panorama Sport”, - prapa krahëve kanë folur se unë kam shitur ndeshjen. Ndihem shumë keq për këto akuza, pasi gjatë gjithë karrierës sime kam dhënë maksimumin, si tek Tirana, ashtu dhe tek Partizani, por dhe në ekipin Kombëtar. Njerëzit që i bëjnë këto akuza janë si ata qentë e rrugës që rinë gjithë ditën kot dhe flasin pa asnjë fakt. Nëse do të kisha shitur ndeshje nuk do të rrija sot në shtëpi me qira, por do të kisha vilë”.
Tirana humbi ndeshjen e parë me Besën në Kavajë 2-0, në ndeshjen e dytë në kryeqytet kryesoi 4-0 deri në minutën e 67-të, por fitoi takimin 4-2 dhe u eliminua për shkak të golave të kavajsëve në fushën kundërshtare-
Deklarata pas ndeshjes se pare, Besa-Tirana 2-0
Nallbani: Nuk kam shitur ndeshjen
“Te presidenti (Halili) janë çuar fjalë se unë kam shitur ndeshjen (Besa-Tirana 2-0). Unë u them se këto gjëra nuk i kam bërë kur kam qenë 20 vjeç, jo tani pothuajse dy herë aq”. Deklarata është e portierit veteran të Tiranës, 38-vjeçarit Blendi Nallbani, dhënë gazetës “Sport Ekspres” (13 shkurt 2010). “Unë e pranoj fajin në të dy golat në Kavajë dhe që humbja erdhi prej gabimeve të mia. Terreni, por dhe pakujdesia ime në golin e dytë, na ndëshkuan. U kërkoj falje shokëve të ekipit. Në futboll mund të ndodhë edhe të gabosh”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 28 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili