Vllaznia fiton 3-1 me Prishtinën

www.albania-sport.com - Vllaznia fitoi 3-1 me Prishtinën në ndeshjen e bamirësisë, të ardhurat e së cilës shkuan si ndihmë për Bashkinë e Shkodrës. Takimi u hap me një mini-spektakël ku performuan ndër të tjerët këngëtarët e njohur Bujar Qamili e Çiljeta Xhilaga. Për Vllazninë shënuan Edmond Doçi (34’), Bekim Bala (36’) dhe Ansi Nika (77’). Për kosovarët e Prishtinës golin e nderit e realizoi Suad Saliagiç 67’. Miqësoret midis ekipeve shqiptare dhe kosovare janë bërë të shpeshta kohët e fundit. Prishtina ishte vitin e kaluar pjesë e një triangolare në Vlorë të zhvilluar me rastin e 28 nëntorit, ndërkohë që Trepça e Mitrovicës humbi kundër Dinamos (2-1, 3 shkurt)
Vllaznia-Prishtina 3-1
Shënues: Doçi 34’, Bala 36’, Nika 77’/ Saliagiç 67’
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 27 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili