Nallbani: Nuk kam shitur ndeshjen

(ALBANIA SPORT) – “Te presidenti (Halili) janë çuar fjalë se unë kam shitur ndeshjen (Besa-Tirana 2-0). Unë u them se këto gjëra nuk i kam bërë kur kam qenë 20 vjeç, jo tani pothuajse dy herë aq”. Deklarata është e portierit veteran të Tiranës, 38-vjeçarit Blendi Nallbani, dhënë gazetës “Sport Ekspres”. “Unë e pranoj fajin në të dy golat në Kavajë dhe që humbja erdhi prej gabimeve të mia. Terreni, por dhe pakujdesia ime në golin e dytë, na ndëshkuan. U kërkoj falje shokëve të ekipit. Në futboll mund të ndodhë edhe të gabosh”.
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 14 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili