E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldos i mungon Man Utd-i

Cristiano Ronaldo ka hapur dyert e rikthimit në Manchester United. Ylli portugez ishte larguar drejt Real Madridit për 94 milionë euro gjatë verës së vitit të kaluar.

Mirëpo, gjatë një interviste me revistën News of the World, ai ka pranuar se i mungon “familja” nga Old Traffordi dhe refuzoi të përjashtojë mundësinë e rikthimit në Manchester United.

“Sigurisht se më mungon Manchester United. Jo vetëm klubi, por shokët e mi që janë ende atje. Ndoshta në të ardhmen do të kthehem për të luajtur atje. Gjithçka është e mundshme”, tha Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›