Jose largohet nga Angola
Manuel Jose ka dhënë dorëheqje nga posti i selektorit të Angolës, pasi udhëhoqi ekipin nikoqir drejt çerekfinales në Kupën e Afrikës, muajin e kaluar.
63-vjeçari ka përmendur arsye personale për vendimin e tij të shkëputë kontratën njëvjeçare me Angolën, që nënshkroi në qershor të vitit të kaluar.
Ai kishte pësuar tragjedi personale në ditën kur Angola ishte mposhtur nga Gana në çerekfinale, kur babai i tij vdiq në Portugali.