Lamy: Greqia s'përbën rrezik për zonën Euro
PARIS - Drejtori i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) Pascal Lamy theksoi sot se vështirësitë e Greqisë nuk përbënin rrezik për vendet e zonës euro për shkak të dobësimit të peshës ekonomike të saj.
"Greqia përbën vetëm pesë për qind të ekonomisë evropiane'', deklaroi Lamy duke iu përgjigjur në radio ''France Info'' një pyetjeje mbi rreziqet e mundëshme që mund të përbëjë Greqia në bashkimin monetar evropian.
"Nuk besoj se kjo krizë do të përhapet në të gjithë ekonominë evropiane'', shtoi ai.
Lamy theksoi përveç të tjerash se është akoma vonë për të shpëtuar vendin nga mungesa e pagesave. Kjo është një histori klasike e një vendi të vogël që për një kohë të gjatë ka shpenzuar më shumë nga sa ka fituar'', nënvizoi Lamy.
Duke shprehur keqardhje për pamjaftueshmërinë e disiplinës në momentin e integrimit të Athinës në zonën euro, Pascal Lamy shtoi se Evropa po paguan aktualisht dhjetëra lehtësira kundrejt disa vendeve.
Athina do të bindë këtë javë partnerëve të saj dhe kreditorëve për ta shpëtuar atë nga kolapsi financiar duke miratuar një plan të ri shtrëngues.
(atsh/BalkanWeb)