E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nani mungon deri në prill

Nga Express më 11 mars 2011 në ora 20:15

Mesfushori i Manchester Unitedit, Nani pritet të mungojë deri në dy javë për shkak të lëndimit në këmbë.

Ylli portugez u detyrua të përfundojë ndeshjen para kohe në humbjen 3-1 në Liverpool të dielën, pasi pësoi një çarje të thellë në këmbë pas ndërhyrjes nga mbrojtësi Jamie Carragher në minutat e fundit të pjesës së parë.

“Është vështirë të themi saktësisht se kur do të jetë i gatshëm të kthehet, por ne nuk do ta kemi në dispozicion për as për ndeshjen me Boltonin të shtunën e ardhshme”, tha menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

Nani do t’i mungojë skuadrës edhe në çerekfinale të FA Cup kundër Arsenalit, të shtunën, si dhe në ndeshjen e kthimit të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve përballë Marseille, të martën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›