Nano: Aksidenti i Fushë Arrëzit për shkak të shoferit
22/11/2004 Kryeministri Fatos Nano e ka cilësuar kërkesën për interpelancë të deputetëve të
opozitës mbi tragjedinë e Fushë Arrëzit si një tentative për të përfituar kredo politike.
Akuzave të opozitës për papërgjegjshmëri ndaj tragjedisë, Kryeministri i është
përgjigjur me shifra investimesh të bëra kohët e fundit në akset rrugore. Në të
kundërt me këtë, deputetët e opozitës kanë deklaruar se Nano me festimin në ditën e
zisë, kur do të varroseshin të 16 nxënësit, ka treguar papërgjegjshmëri të plotë.
Sipas iniciatorit të interpelancës, kjo nuk është aspak për kredo politike. Deputeti i PD-së ka fajësuar për incidentin investimet e pakëta në sistemin rrugor. Ndërkohë ai ka
tërhequr vëmendjen se deri më tani nga fajtorët nuk ka asnjë të shkarkuar.
Olldashi
Në argumentimin e tij, Olldashi tha se policia rrugore nuk ka zbatuar ligjin, pasi për karvanin e autobusëve ka pasur një urdhër për ta shoqëruar nga një eskortë. "Nëse do të
ishin zbatuar aktet normative dhe urdhëresat, që vetë administrata e Nanos ka miratuar, aksidenti do të ishte shmangur dhe 16 gjimnazistët e Malishevës do të ishin sot bashkë
me moshatarët e tyre për t'u përgatitur për provimet e dimrit. Ju nuk keni bërë asnjë analizë zoti Kryeministër për të gjetur fajtorin që nuk e zbatoi këtë urdhër”, theksoi
Olldashi. Sipas tij, "statistikat tregojnë se në rrugët e Shqipërisë vdes çdo ditë një qytetar. Kjo tregon një shpërfillje, me të cilën trajtohen viktimat, qoftë edhe viktima e vetme e
zotit Nano, të cilën ai as nuk denjoi ta shoqëronte në spital”, tha Olldashi. Ndërkohë, duke iu rikthyer një tjetër incidenti të ndodhur në një fshat të Durrësit, Olldashi tha
se dhe në këtë rast ka qenë shpejtësia e lartë e automjetit. Deputetët e opozitës për këtë rast, ku ka gjetur vdekjen një qytetar, kanë akuzuar si shkaktar Kryeministrin Nano. "Aksidenti i Shkallnuerit ishte si rezultat i nivelit të lartë të alkoolit te shoferi dhe
shpejtësia e madhe”, tha Olldashi.
Nano
Në fjalën e tij, Nano është përqëndruar në investimet e kryera së fundi në rrugët shqiptare si dhe në analizat për shkaqet e aksidenteve. Sipas tij, "në 95 për qind të rasteve faji në aksidente i takon drejtuesve të automjetit dhe jo shtetit, këtu futet dhe aksidenti i 14 tetorit në Fushë Arrëz". Në lidhje me këtë aksident, kreu i ekzekutivit u shpreh se me urdhër të tij përfaqësues të qeverisë shkuan menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e tyre për shpëtimin e të aksidentuarve. “Vendi ku ka ndodhur aksidenti nuk konsiderohet si pikë rreziku e qarkullimit, ndaj të cilës nuk janë marrë masa për sigurimin e saj”, tha Nano. Ndërkohë që në projektet e përmirësimit të sistemit rrugor, Kryeministri tha se brenda 2004 do të përmirësohen 16 pika, që përbëjnë rrezik në akset rrugore, ndërkohë që kostoja e standadeve evropiane për sistemin rrugor kushton 2.2 miliardë euro. Nano u ka kujtuar deputetëve të opozitës që të mos shfrytëzojnë rastet e tragjedive për interesa të ulëta politike. "Berisha dhe keqbërësit e tij të vazhdojnë të lëvizin pa dëme në rrugët nacionale. 500 milionë lekë ka kushtuar fatura e sinjalistikës reflektive në të gjithë rrjetin rrugor shtetëror", tha Nano.
Berisha
Prokuroria nuk është klub, prokurori është institucioni që vepron strikt mbi bazën e procedurës së Kodit Penal.
Nano
Kolegët opozitarë po tentojnë të shfrytëzojnë për interesat e propagandë politike
ndjenjat patriotike ndaj vëllezërve kosovarë
Olldashi
Nano vazhdonte i qetë hazdisjet në buzukun Ilia, të Selanikut, pa qenë i detyruar të paguajë me 16 jetë shqiptarësh karafilat e kuq për greken Pegizina
Nano
Kur Olldashi u përplas në autostradë, me sa duket, pasoja e vetme për fat të Zotit na qenka vetëm gjendja e tij alucinante e kësaj interepelance
Olldashi
Një njeri i tipit të Nanos goditi makinën time. Incidenti ishte pa pasojë, nuk pati asnjë të vdekur hedhur kanaleve, nuk pati as gishta të prerë.
Nano
Dita e zisë për Shqipërinë nuk ishte ajo ditë që ju kërkoni të mbani në vëmendjen e shqiptarëve, as ajo ditë kur ai burrë (Sali Berisha) festonte ditëlindjen, por ishte dita kur ai burrë hyri në politikë
Nano
Investimet për të normalizuar sistemin rrugor në vend nevojiten 2,2 miliardë euro
Në sistemin rrugor janë evidentuar 180 pika rreziku, që do të eliminohen
Gjatë 9 muajve rezultojnë 250 vdekur nga aksidentet rrugore të ndodhura në vend.