Nano: Angazhimi im politik është bashkimi i të majtës, Rama po vetëpërjashtohet
Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano i pranishëm sot në takimin e iniciuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, për mbrojtjen e standarteve të zgjedhjeve, tha gjatë një konference për shtyp se, " angazhimi im në vite në spektrin e majtë dhe në krye të PS-së ka qënë dhe mbetet bashkërendimi i kontributetve, bashkimi i së majtës, reformini dhe bërja e saj më konkurruese”. Nano theksoi gjithashtu se ishte i pranishëm në këtë takim në emër të socialistëve. "Unë nuk i kam ndërprerë takimet me socialistët,- tha ai, duke shtuar se,- dhe mesazhi shqetësuses që vjen nga të katër anët e territorit zgjedhor të Shqipërisë, është pikërisht mbështetja e këtij bashkëpunimi midis liderëve të së majtës. E djathta u kthye në pushtet katër vjet më parë për shkak të përçarjes të së majtës”, tha z. Nano, i cili përgëzoi kolegët “për këtë iniciativë për të punuar në një front të përbashkët ndaj regjimit të vjetër të Berishës”. I pyetur nëse ky bashkim realizohet për të larguar Kreun e PS-së, Edi Rama, Z. Nano, sqaroi se, “ ky takim nuk drejtohet kundër askujt, por është në dobi të të gjithëve dhe të së majtës”.
Meta: Po të pendohet Rama, dera është e hapur Kryetari i Lëvizjes Socialiste, Ilir Meta, deklaroi se, “ ftesa për bashkëpunimin e së majtës mbetet ende e hapur”. Në një konference për shtyp, së bashku me kreun e PSV’91 Petro Koçi, dhe ish-Kryetarin e PS-së, .Fatos Nano, Meta tha se, “LSI ka qënë e hapur për të bashkëpunuar për mbrojtjen e standarteve të zgjedhjeve në 28 qershor, por dhe për të krijuar një frymë sa më optimiste përmes një koordinimi të të gjithë forcave dhe të aktorëve të majtë, për fitoren e sigurt të opozitës në tërësi dhe të majtës progresiste në zgjedhjet e 28 qershorit.Bashkëpunimi dhe koordinimi për mbrojtjen e zgjedhjeve të 28 qershorit është mëse i domosdoshëm,- sqaroi Meta, duke shtuar se, - dhe në këtë drejtim unë i bëj apel gjithë strukturave të LSI-së, të PS-së dhe të gjithë forcave të tjera opozitare të koordinojnë në bazë, të koordinojnë në qëndrat e votimit në mënyrë që të mbrohen standartet e zgjedhjeve të 28 qershorit”. Kocci: Duam një proces zgjedhor brenda standardeve
...