E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mos u gënjeni për të tretën herë nga Berisha”

Autori i Lajmit: red.
Turi zgjedhor i Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vijuar derë më derë në disa zona informale në kryeqytet. Kryetari socialist ka këshilluar banorët e këtyre zonave të mos gënjehen për herë të tretë. “Kush do të gënjehet për herë të tretë nga Berisha, nuk e ka më fajin ai, po ai që gënjehet”,- tha Rama.
Në takimet me banorët e Kodrës së Priftit, Shkozës, Saukut dhe Njësisë Bashkiake nr. 2, Rama nënvizoi domosdoshmërinë e një qeverisje qendrore me një vizion të ri duke iu dorëzuar qytetarëve planin e tij me 7 pika për këtë qëllim. Kryetari socialist njëkohësisht dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, tha se shumë probleme që, në dukje janë lokale, kanë lidhje të drejtpërdrejtë me qeverisjen qendrore. Prandaj, tha ai, pa transformuar qeverisjen nuk mund të zgjidhen problemet lokale. Përballë banorëve që ndeshen çdo ditë me problemet e zonave informale, Rama u angazhua për tri çështje, të cilat kishin në thelb modelin e suksesit të Tiranës në të gjithë vendin.

Ky lajm është publikuar: 23/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›