E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota për LSI-në, për të integruar të majtën

Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim siguron fitoren në zgjedhjet e 28 Qershorit. Gjatë një takimi në qytetin e Elbasanit, Meta tha se LSI është e vetmja parti në këto zgjedhje që vjen para Elbasanit dhe gjithë shqiptarëve me një Plan për Veprim për të zgjidhur në radhë të parë problemin e punësimit dhe me një plan të qartë për të ulur koston e jetesës, u shpreh Meta. Më pas Lideri i LSI, tha se “ne do ta bëjmë Elbasanin një qytet model të punësimit për zhvillimin e biznesit fason dhe zhvillimin e turizmit, kulturës, pasi Elbasani ka qenë gjithnjë një nga qendrat më të fuqishme të kulturës dhe të arsimit tonë kombëtar. Kreu i LSI-së theksoi se të gjitha votat duhet të jenë për LSI-në dhe për projektin e Ilir Metës, për të integruar të majtët dhe të gjithë progresistët e Shqipërisë, të gjitha votat për programin tonë për punësim. “Jam i bindur se më 28 qershor Elbasani do të jetë gati për të filluar një periudhë të re, atë të daljes njëherë e mirë nga varfëria atë të punësimit, sjelljes dhe vendosjes së standardeve evropiane në Elbasan, Librazhd, Gramsh e Peqin”, - tha ai. Meta u kërkoi të gjithëve që të votojnë numrin 24, sepse vetë programi ambicioz i LSI kërkon punë 24 orë në 24 orë për t i hapur punë dhe perspektivë Elbasanit dhe gjithë shqiptarëve.

Ky lajm është publikuar: 23/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›