Nano: Do negocioj me të gjitha partitë në Kuvend, për kandidimin për president

Fatos Nano
Fatos Nano, tre muaj larg nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri ka bërë publike nisjen e përpjekjeve për të siguruar mbështetjen e partive në Kuvend për kandidaturën e tij. Nano këtë herë ndryshe nga viti 2007, synimet i ka më të qarta dhe është më racional.
Si politikan dhe qytetar i përgjegjshëm, unë kam bërë një ofertë, kam ofruar dijen, eksperiencën dhe aftësitë e mia për të shërbyer që klima politike e sotme të ndryshojë. Që marrëdhëniet mes politikës dhe institucioneve të jenë më progresive dhe më nxitëse, u shpreh Nanon në emision Top Story.
Ai përmendi statusin kandidat për në BE duke thënë tërthorazi se do jetë kontribut nëse zgjidhet president. Unë nuk jam kandidat për president. Ose nuk jam kandidati më i rëndësishëm për Shqipërinë në 2012-n.
Në këtë intervistë televizive, Nano, për asnjë momenti nuk tregoi se është kërcënues për Ramën dhe Berishën, ai la të kuptohet se ai është një pensionist sa i takon aktivitetit politik.
Unë këtë herë kam preferuar të negocioj të paraqes nga afër me faktorët politik relevant, konceptin, vizonin dhe platformën mbi të të cilën dua të shërbej, tha Nano. Ai shtoi se do të negociojë me të gjitha partinë në Kuvend. Do të takoj edhe Edi Ramën, krahas të tjerëve padyshim. Procesi të jetë i hapur gjithëpërfshirës, të jetë transparent. Të mbështesin platformën dhe eksperiencën time, ka nënvizuar ai.
Duke folur si një president i ardhshëm ish-kryeministri i Shqipërisë tha se presidentëve të deri sotëm u ka munguar karriera ekzekutive. /F.Stafa/