E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania kalon Spanjen

Kanë mjaftuar ndeshjet në grupe për të ardhur ndryshimet e para. Gjermania ka bërë përshtypjen më të madhe pas 3 takimeve të fituara radhazi dhe tani cilësohet si favoritja kryesore për të fituar titullin në Euro 2012.

Skuadra e Joakim Lëvit ishte në kuota të barabarta me Spanjën para nisjes së turneut, por tani ka një avantazh të lehtë ndaj iberikëve që janë kampionë të Europës në fuqi, por edhe kampionë të botës.

Nuk rëndojnë vetëm 3 titujt që ka fituar skuadra gjermane në histori, por në radhë të parë forma aktuale e saj dhe fakti se 3 fitoret u arritën në grupin më të vështirë, atë B, ku ishin edhe Portugalia, Danimarka dhe Holanda.

Nga ana tjetër, spanjollët nuk kanë bindur plotësisht, me përjashtim të vetëm një përballjeje, asaj me të lehtës ndaj Irlandës fituar 4-0.
Ndaj Italisë dhe Kroacisë, skuadra e trajnerit Visente Del Boske nuk u tregua as shumë e sigurt, as shumë e shpejtë dhe as shumë me dëshirë, pavarësisht se në përfundim zuri vendin e parë në grupin C.

Pavarësisht nga parashikimet, nuk duhet harruar fakti se spanjollëte nisën edhe më dobët botërorin e vitit 2010 dhe në përfundim dolën kampionë, madje duke luajtur ndeshjet më të mira në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë dhe në finale ndaj Holandës, ku edhe patën fat.
Portugalia e Kristiano Ronaldos ka arritur të impresionojë gjithashtu dhe të fitojë shumë zemra. Ajo llogaritet si pretendentja e tretë për fitoren finale, duke lënë prapa Anglinë dhe Italinë. Pikërisht që nga skuadra e katërt pretendente ka një ndarje mes kompanive të basteve
pasi dsa prej tyre i vendosin ekipet sipas radhës Anglia, Italia dh, Franca, ndërsa kompania e madhe austriake, Interveten, i vendos sipas radhës: Italia, Franca dhe Anglia.

Dy skuadrat që kanë më pak mundësi për të fituar Europianin janë Çekia dhe Greqia, duke pasur pak më shumë shanse pikërisht ekipi çek.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›