E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: Jam karrocieri esëll i PS-së. Do bashkoj të majtën

Fatos Nano / foto arkiv

Fatos Nano ka sinjalizuar praninë e tij politike deri në vitin 2013. Pa saktësuar mirë se cili është projekti i tij politik, ish-kryetari i PS-së është mjaftuar me deklarimin se ai do të synojë bashkimin e së majtës. Në intervistën për Opinion, Nano është shfaqur edhe si opozitar i qeverisë për çështjet e ekonomisë duke nënvizuar kështu distancimin publik nga bashkëpunimi me Kryeministri.

Z. Rama ka deklaruar se nuk do ju pranojë në PS. Ju do e pranoni në partinë tuaj?

Është koha legalizimeve do bërë letra shpresoj të jetë dhe z. Rama në legalizimin e PS

Në vitin 2009 deklaruat se do të konkurronit me Edi Ramën dhe 3 vjet u zhdukët. Nuk ka veprim në qëndrimet tuaja..

Ka shumë inkoherencë në pasqyrimin që i bën media realiteti social dhe politik. Nuk kam arritur akoma të jetoj me profesionin e analistit. Më lejoni të pohoj që mbi bazën e përvojës sime të njohur, jeta ime politike ka periudhat e aktivizimit triumfues, ka periudhat e dorëheqjeve në shërbim të vendit…e kemi mundur Berishën në 13 zgjedhje dhe unë kam dhënë dorëheqjen vetëm tre herë. Dua të them që unë kam ditur të jem publik në veprimtarinë time atëherë kur ka qenë e nevojshme, kam ditur edhe të hesht apo tërhiqem kur e kam parë këtë të dobishme për të zbutur klimën dhe konfliktet politike në vend. Kam ditur që jashtë vëmendjes së ekraneve të ruaj marrëdhëniet komunikimin me masën e gjerë të socialistëve pavarësisht se kush ndodhet në zyrat e PS-së. Kam qenë dhe mbetem përballë jo Edi Ramës si individ, nuk e kam kundërshtar atë, më dhimbset sëmundja që ka kultivuar. Do të vazhdoj të jem përballë sëmundjes dhe paaftësisë sam tij në emër të interesit të popullit opozitar.

Pjesën më të madhe të kohës nuk jeni këtu…

Unë nuk e miratoj drejtimin me stilin e shoë man-it të Edi Ramës që ngeli nëpër ekrane dhe nuk u jep as dorën socialistëve që i japin votën. Do të vazhdoj ti jap përparësi kontakteve të gjalla me socialistët.

Z. Rama thotë se keni ikur pa kthim dhe me turp…

Nëse do mbeteshim te kjo deklaratë e Ramës më duhet ta sjell atë në referencë me deklaratën e sotme në takimin me kryeministrin e majtë belg ku ai tha që me gjithë manipulimin e pritshëm të zgjedhjeve nga Berisha, diferenca që ai ka në kokë qenka e paarritshme. Po ritheksoj se me këtë logjikë të përjashtimit të vlerave dhe kontributeve historike…Rama urgjentisht të heshtë dhe të dëgjojë të gjithë zërat e ndryshëm dhe të kuptojë se nuk përjashtohen të gjithë ata që do të sillnin atë kuorum të paarritshëm që ka në mendje z. Rama për tu bërë kryeministër.

Do krijoni parti politike apo do ecni brenda PS-së?

PS-ja është partia ime e zemrës.

A ju kanë socialistët për zemër?

PS-ja ka nevojë për një reformë të thellë. Ajo nuk është një organizatë private ku është vendosur njëherë e mirë se kush e ka shumicën. PS-ja është një organizatë vullnetare që kur vullnetet e bashkuara janë interpretuar në mënyrë të saktë politike u ka sjellë atyre fitore. Mua nuk më shqetëson se kush e ka uzurpuar njërën zyrë apo tjetër përderisa është nevojë të kthehen disa institucione…Organizatat vullnetare kanë hapësira referendare apo statutore me të cilat duhen ndryshuar dhe perfeksionuar  institucionet.

Z. Rama ka fituar me 93% të votave

Këto janë shifra më flagrante e manipulimit të votave edhe brenda PS-së, dhe ky është një fakt që e njohin edhe masa e gjerë e socialistëve ndaj ndjehen të papërfaqësuar.

Do ktheheni në selinë e PS?

…Sfida do jetë konkurruese; do konkurrohet në të gjitha nivelet dhe në varësi të veprimit të tyre politik do të vendosim për përfaqësimin e socialistëve me një listë tjetër. Në parim kjo iniciativë nuk mund të përjashtohet. Objektiv primar është që e majta të bashkohet me ose pa Ramën. Unë do të preferoja me Ramën.

Keni patur një premtim para kohësh me z. Rama se do ju mbështeste në garën presidenciale?

Kemi patur një komunikim në këtë drejtim me të dhe me drejtuesit e PS-së.

Keni patur një premtim?

Bashkëbisedimi synonte këtë veprim. Për fat të keq z. Rama nuk e kupto deri në fund këtë gjë. Kjo solli edhe humbjen e tij dhe të PS-së për fat të keq.

Keni deklaruar se ka patur një ndryshim qëndrimi nga z. Rama pas takimit me z. Meta në gjirin e Lalëzit?

Po është e vërtetë. Tavolina e Lalëzit, darka prej 8 orësh ngriti edhe publikisht kërcënimin e thyerjes së mazhorancës aktuale; që z. Rama u fut me hundë dhe jo me kokë në konspiracionin e madh që do të ndërtonin mocionin  e mosbesimit ndaj kryeministrit. Është biseduar pra edhe për këtë gjë.

Si do i pengoni ju humbjet nëse vazhdoni të krijoni sherre dhe çarje?

Vetëm nëpërmes ribashkimit të së majtës

Cilët të majtë, përfshi edhe z. Meta?

Padyshim. Nuk jam njeri i kulisave dhe nuk kam ndonjë informacion ekskluziv për sjelljen politike të z. Meta në vitin elektoral që po vjen por vesoj se historia e tyre politike (LSI) dhe kthjelltësia me të cilën ka manovruar në konflikt që dominojnë në skenën e sotme u japin atyre mazhin se gjendja kritike që ka ardhur nga menaxhimi i keq në kushtet e një krize globale sjell nevojën që kjo qeveri të largohet.

Shërimi i PS-së është lënia e Ramës në opozitë në 2013-ën?

Po them të kundërtën. PS-ja në gjendjen që është për shkak të kryetarit Rama nuk vjen dot në pushtet.

A jeni realisht esëll politikisht?

Z. Rama nuk e di në cilën karro do përpiqet ta mbajë karrierën e tij të dështuar në drejtim  të PS-së. Po citoj një këngë të njohur shqiptare që është e njohur te fqinjët grekë: karrocieri fukara. Jam karrocieri esëll që kam mbajtur karrocën e PS-së në drejtimin e duhur.

Marrë me shkurtime nga Opinion

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›