E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëvendëson Nishanin, betohet Vath Tabaku në Parlament

Seanca parlamentare e së enjtes ka nisur jo si zakonisht, por me betimin e deputetit të ri të Partisë Demokratike, Vath Tabaku.
Pas leximit të tekstit të betimit nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, z. Tabaku u ngrit në këmbë dhe përsëriti fjalën `betohem` duke u bërë tashmë zyrtarisht anëtar i parlamentit shqiptar.
 

Me njoftimin e heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Nishani, KQZ me 6 vota pro i kaloi mandatin kandidatit Vath Tabaku, i cili në listën shumemërore të Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë renditej i 16-i.
 

Zoti. Tabaku ishte dekan i Fakultetit të Shkencave Pyjore në universitetin e Kamzës.Vath Tabaku është gjithashtu kandidat për doktoraturë në Gjermani, në Universitetin Georg-August, në Institutin e Silvikulturës dhe të Ekologjisë së Pyllit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›