E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja, Arvizu thirrje shqiptarëve: Veproni Tani!

Ambasadori Amerikan, Arvizu

TIRANE- Ambasada e Shteteve të Bashkuara, me në krye ambasadorin, Aleksandër Arvizu i ka bërë thirrje shqiptarëve që të veprojnë për të bërë të mundur ndryshimin e shumëpritur  në këtë vend.

Ambasada e SHBA-së në bashkëpunim me përfaqësues të politikës dhe shoqërisë civile ka promovuar sot nismën Vepro Tani. Në fjalën e tij, Arvizu vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në kët 20 vite, si ansnjë vend tjeter, por shtoi se , në vitet e fundit është zvogëluar hapësira në të cilën vepron shoqëria civile.

Avizu përmendi vendimin e KQZ-së për të mos marrë në shqyrtim 40 mijë firmat për referendumin kundër ligjit për importimin e plehrave në vend, kur tha se përse është penguar që të realizohet referendumi, përse KQZ minon edhe njëherë besimin e publikimit për të vepruar me paanësi duke vepruar në interes të gjithë qytetarëve. Pse?

Kjo nismë, tha Arvizu është për të ndaluar realitetin e vështirë dhe të zymtë me të cilin përballen shqiptarët gjatë gjithë vitit.

Vepro Tani është për çdo qytetarë të Republikës. Është për ndryshimin që çdo njeri kërkon, ndryshimin për të cilin flasin të gjithë. Për çdo cep të kësaj toke të bekuar. Gjendet në hidhërimin ne Elbasan tek viktimat e aksidentit, dhe në Dukagjin ku një familje humbi vajzën, si pasojë e një dhune të pakuptimtë. Gjendet në zemërthyerjen e banorëve të Sarandës, ku qyteti piktoresk ka humbur shumë prej hijeshisë së tij dhe është transformuar në beton. Gjendet në zemërthyerjen e Gjirokastrës tek shohin që nga neglizhenca shemben shtëpitë historike. Tek Tirana ku lëvizja e makinave është kaotike dhe e rrezikshme për këmbësoret. Është koha për të vepruar tani, në këtë çast.- tha Arvizu.

Video- mesazh nga Ismail Kadare

Nëpërmjet një video-mesazhi, shkrimtari me famë botërore, Ismail Kadare përshëndeti nismën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Ai tha se e pranoi me kënaqësi propozimin e  Arvizusë për të qenë pjesë e kësaj nisme.

Kadare tha se ë mbështet nismën për dy arsye; E para, kjo vjen nga një shtet i madh aleat, të cilin ai e përfaqëson, për mua është prekëse se si ky shtet i madh i ndjek punët e Shqipërisë. Kjo nismë bën pjesë në këtë kujdes të aleatit tonë të madh. E dyta, është fjala për të zgjuar një energji qytetare e cila do të jetë e aftë për të zgjidhur punë,. Nisma ndihmon në mënyrën e vet- tha Kadare.

Kadare në mesazhin e tij e vuri theksin tek çështjet e dekulturimit, dobësimin e sistemit arsimor, humbja e besimit tek drejtësia, korrupsioni dhe shumë probleme të tjera, të cilat sipas tij kjo nismë mund ti marrë në shqyrtim  gjatë aktivitetit të saj.

Takimi u pershdent edhe nga ish Presidenti, Alfred Moisiu, këngëtarja Rona Nishliu, grupi i alpinistëve shqiptarë që ngritën flamurin në majën e Everestit, me në krye Gjergj Bojaxhi dhe Adi Krasta, i cili drejtoi dhe promovimin e nismës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›