E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në vend të Nishanit, betohet deputeti Tabaku

TIRANE- Vath Tabaku është deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Ai bëri betimin sot në fillim të seancës plenare, duke zënë kështu vendin e lënë bosh nga Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli lexoi tekstin, ndërsa Tabaku u ngrit në këmbë dhe përsëriti fjalën ‘betohem’ duke u bërë zyrtarisht anëtar i parlamentit shqiptar, pas marrjes së mandatit dy ditë më parë nga KQZ.

Vath Tabaku,  renditej i 16- ti në listën shumemërore të Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë.

Punimet e seancës plenare vazhdojnë me rendin e ditës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›