E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV proteston kundër dialogut me Beogradin

Lëvizja Vetëvendosje protestoi sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës kundër bisedimeve teknike mes Prishtinës dhe Beogradit.

Protesta përfundoi, me disa domate të hedhura në godinën e qeverisë. Disa nga protestuesit kishin arritur të depërtojnë brenda oborrit të qeverisë, nëpërmjet derës së pasme të rrethimit të kësaj ndërtese.

Protesta e VV-së u zhvillua me rastin e vizitës së Robert Kuper në Prishtinë, ndërmjetësit të Bashkimit Evropian në bisedimet teknike.

Kuper pritet të zhvillojë takime me shefen e delegacionit kosovar në këto bisedime, Edita Tahiri, por zyrtarisht asnjë informacion nuk është dhënë për këtë vizitë.

Një ditë më parë, diplomati evropian ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me  këshilltarin e presidentit të Serbisë, Marko Gjuriç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›