E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompleksi antiamerikan, Edi Rama, leter z.Withers

Servilizem i papare i Edi Rames per diplomatet amerikane ne perpjekje per te hequr imazhin e tij si nje antiamerikan i provuar, mjafton te kujtojme refuzimin rregullisht qe ai, ne krye te opozites, i ka bere apeleve te ndryshme te SHBA-ve. Keshtu, Rama i pergjerohet nje ambasadori te dale ne pension para kohe, ne nje kohe qe i ka thene JO te prere disa here Amerikes zyrtare, Departamentit te Shtetit dhe perfaqesuesve me te larte te tij

“Proamerikani” Rama i ka thene jo te gjitha kerkesave dhe projekteve te autoriteteve amerikane. Dhe perpjekja e tij maksimale per t’iu servilosur qeverise amerikane e diplomateve te tij, vjen nderkohe qe vetem pak muaj me pare, z.Rama i tha jo disa here, apeleve dhe propozimeve te qeverise amerikane, te te deguarit te posacem, Zevendesndihmes Sekretari i Shtetit per Euroazine Shtetit Tomas Kantrimen, apo edhe Ndihmessekretarit Amerikan te Shtetit, Filip Gordon, etj.

Po ashtu, “proamerikani” Rama i tha jo Ambasadorit Arvizu kur apeloi per qetesi nga dy forcat politike, duke kerkuar te shmangin tubimet publike dimrin e shkuar. Te gjithe shqiptaret i kane te fresketa perpjekjet amerikane per te ndryshuar qendrimin agresiv te liderit te opozites para, por edhe sidomos pas 21 janarit e demonstrates se kryesuar prej Edi Rames, e cila solli per pasoje dhe vdekjen e kater qytetareve.

Vijimesisht, “proamerikani” Rama krefuzoi kerkesat e amerikaneve per te hyre ne Parlament, ne menyre fare flagrante edhe kerkesen e qarte te autoriteteve amerikane per te votuar ligjin e Gjykatave Administrative. E beri kete duke detyruar qeverine amerikane qe pas refuzimit te perseritur te votimit te ligjit, te anulonte deri financimin per kete projekt te rendesishem per biznesin dhe investitoret ne vend.

Ndaj kur lexon kete leter pa asnje objekt te Edi Rames, kupton se eshte asgje me shume se nje leter vetem per t’u dukur si burre i mire me amerikanet e per te treguar se e do popullin amerikan.

Ca me shume, per te treguar se eshte proamerikan. Duke e bere kete, pikerisht tani pas humbjes edhe te zgjedhjeve lokale.

E gjitha kjo te ben te besosh se ndoshta kjo leter eshte shkruar jo per Uidhersin se sa per te treguar se kryesocialisti nuk eshte pjese e celules antiamerikane, nje kompleks ky qe Rama e ka pas deklarates se ambasadorit aktual te SHBA-ve. Edhe pse diplomati amerikan nuk i ka permendur me emra anetaret e kesaj celule, ka thene qe ne e dime se kush jane ata, mesa duket, anetaret e celules antiamerikane i di edhe Edi Rama, ne mos qofte kryetari i tyre.

Ky opinion te krijohet pasi ke lexuar letren e z.Rama per Uidhers. Si dhe lind pyetja: A eshte Edi Rama pjese e celules amerikane? Ndoshta per kete mund te bejme nje tjeter editorial.

Rama i pergjerohet nje ambasadori te dale ne pension para kohe, nderkohe qe i ka thene JO te prere disa here Amerikes zyrtare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›