Gjinushi, replike Nanos: Shushunjat, jo mbi shushunja
Reagime te ashpra te kryetarit te Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, kryetarit te Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo dhe kryetarit te Partise Grupimi 99, Erion Veliaj, ndaj deklarates se bere nga ish-kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano, dy dite me pare ne emisionin "Opinion", ku i akuzoi keto parti si shushunja ne kurrizin e PS. Ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", lideri i PSD-se, Skender Gjinushi, u shpreh se nuk e sheh te arsyeshme te merret me kete deklarate, por sheh si te tille perqendrimin ne kete fushate per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorin, rrezimin e Kryeministrit Sali Berisha nga pushteti. "Shushunjat nuk rrine mbi shushunja", komentoi Skender Gjinushi, duke iu referuar deklarates se bere nga lideri i historik i PS, Fatos Nano. Perpos ketij reagimi, lideri i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", e ka cilesuar deklaraten e ish-kryetarit te PS, si te papergjegjshme. "Deklarata e bere nga zoti Nano dy dite me pare ne emisionin "Opinion" ndaj aleateve te Partise Socialiste ne zgjedhjet e 28 qershorit, eshte e papergjegjshme", komentoi lideri i PDS-se, Paskal Milo. Duke vijuar me tej, ai theksoi se Partia Socialiste do te jete me fat qe te mos bie me ne doren e ish-kryetarit te kesaj partie. "Kjo pasi zoti Nano ia ka ngalur thiken pas shpine 3-4 here kesaj partie", vleresoi Milo. Ne daljen publike te ish-kryetarit socialist, pas 2 vite heshtje, ai ka sulmuar ashper dhe zotin Veliaj, drejtues te G99, duke e konsideruar si nje njeri pa pikepamje. Ne reagimin e tij, Veliaj i cilesoi si keto komente si nje germadhe morale qe quhet Fatos Nano. "Ajo qe pame te ndodhte eshte se Fatos Nano serish vizitoi Shqiperine. Shqiperia eshte vizituar me shume nga Kryeministrat italiane se sa nga kryeministri i vet", u shpreh kreu i G99. Sipas tij, "rikthimi i politikes se bixhozit, te rruletes dhe te alkoolit eshte ne fakt nje lajm i mire per shqiptaret, eshte nje lajm inkurajues sepse po tregon deshperimin maksimal ku zoti Berisha dhe zoti Nano, keto dy germadha, gjenden. Dua t'ju kujtoj qe zoti Nano rendom, se here qe i mbarojne parate vjen dhe vihet ne sherbim te Berishes. Rruga Durres-Kukes shpesh here financon dhe rruget Tirane-Vjene dhe sa here qe zoti Berisha eshte i deshperuar dhe ndjen fundin e tij te mjere therret ne ndihme komerdaren e tij te preferuar te shpetimit, zotin Nano". Veliaj theksoi se Nano mbolli nje mllef pafund per G99, por ne fakt ai duhet te shqetesohet per nje numer 99, qe eshte zona e tij elektorale, ku ai eshte deputet dhe nuk ka shkelur njehere, as ta vizitoje ate dhe as t'i perfaqesoje ne parlament.
MILO
"Deklarata e Nanos, eshte e papergjegjshme. Partia Socialiste do te jete me fat qe te mos bie me ne doren e ish-kryetarit te kesaj partie. Kjo pasi zoti Nano ia ka ngalur thiken pas shpine 3-4 here kesaj partie", komentoi lideri i PDS, Paskal Milo.
GJINUSHI
"Nuk e shoh te arsyeshme te merrem me kete deklarate, por shoh si te tille perqendrimin ne kete fushate per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorin, rrezimin e Kryeministrit Sali Berisha nga pushteti. Shushunjat nuk rrine mbi shushunja", komentoi lideri PSD, Skender Gjinushi.
MILO
"Deklarata e Nanos, eshte e papergjegjshme. Partia Socialiste do te jete me fat qe te mos bie me ne doren e ish-kryetarit te kesaj partie. Kjo pasi zoti Nano ia ka ngalur thiken pas shpine 3-4 here kesaj partie", komentoi lideri i PDS, Paskal Milo.
GJINUSHI
"Nuk e shoh te arsyeshme te merrem me kete deklarate, por shoh si te tille perqendrimin ne kete fushate per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorin, rrezimin e Kryeministrit Sali Berisha nga pushteti. Shushunjat nuk rrine mbi shushunja", komentoi lideri PSD, Skender Gjinushi.