Nano: Nëse më kandidon Rama, i siguroj 71 votat presidenciale
Pavarësisht se duket që nuk asnjë shans për tu zgjedhur President, Fatos Nano nuk heq dorë nga ëndrra e tij për tu ulur në kolltukun e Pallatit të Brigadave. Ai dje ka zhvilluar një tjetër takim me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu.
Deklarata
Në përfundim të takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, Fatos Nano kandidati i vetëshpallur për President duke nënkuptuar indirekt refuzimin apo hezitimin e Edi Ramës për kandidaturën e tij nuk ngurroi të përsërisë qëndrimin e tij për Partinë Socialiste. Ai theksoi se çështja e zgjedhjes së Presidentit dhe kandidatura e tij nuk duhet marrë si një lojë kungulleshkash, pasi çështjet për të cilat po fliten tha ai janë më të rëndësishme se interesat e Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Nano thotë se ka votat
Fatos Nano thotë se i ka 71 votat për t’u zgjedhur President nëse gara zhvillohet e ndershme. Por nëse nuk arrin të përfshihet në garë, atëherë ai paralajmëron rikthimin aktiv në politikë, në partinë Socialiste. Pas takimit të tretë me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, që prej shpalljes së ambicies së tij presidenciale, ish-kryeministri la të kuptohet se ato që i duhen janë vetëm firmat për të hyrë në votimin në Parlament, duke u shprehur se nuk i mungon mbështetja. “Nëse ka një garë të lirë dhe të ndershme, më lejoni t’ju them: unë mund ta fitojë atë. Unë jam në politikë, por mos harroni se partia Socialiste është partia ime e zemrës dhe nëse ajo do të vazhdojë të lëngojë si po vuan, unë do ti kthehem asaj me të gjithë zemrën”, deklaroi Nano.
Situata te e majta
Ai e ka quajtur një lojë kungulleshkash mes krerëve të LSI-së dhe PS-së, ngurrimin për ta futur zyrtarisht në garën presidenciale nëpërmjet 20 firmave të deputetëve. “Një lojë kungulleshkash midis emrave Rama e Meta që nuk po arrikan dot në të njëjtin mendim për kandidaturën time. E quaj lojë kungulleshkash sepse çështja për të cilën po flasim, është shumë më e rëndësishme sesa interesat që mund të përfaqësojnë Rama e Meta në politikën shqiptare”, deklaroi Nano. Takimi i Nanos me ambasadorin amerikan vjen pak ditë para raundit të tretë të votimit për presidentin, i fundit që ka nevojë për 84 vota deputetësh. Ish-lideri i PS-së ka zhvilluar gjatë kësaj periudhe edhe takime të tjera me eksponentë politikë, përfshirë dhe kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.
Loja e kungulleshkave
Një lojë kungulleshkash midis emrave Rama e Meta që nuk po arrikan dot në të njëjtin mendim për kandidaturën time. E quaj lojë kungulleshkash sepse çështja për të cilën po flasim, është shumë më e rëndësishme sesa interesat që mund të përfaqësojnë Rama e Meta në politikën shqiptare”.
Rikthimi tek PS
“Nëse ka një garë të lirë dhe të ndershme, më lejoni t’ju them: unë mund ta fitojë atë. Unë jam në politikë, por mos harroni se partia Socialiste është partia ime e zemrës dhe nëse ajo do të vazhdojë të lëngojë si po vuan, unë do ti kthehem asaj me të gjithë zemrën”