E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyrja e dekreteve Topalli Presim pergjigjen e Kushtetueses

Dekretet se shpejti ne Kuvend Patozi Mos u merrni me detajet. Dokle Nje filozof ka thene Detajet jane djalli

Shtyrja e votimit te dekreteve te Gjykates Kushtetuese ka sjelle debate te shumta mes mazhorances dhe opozites gjate seances se djeshme plenare. Socialistet kane kerkuar pergjigje nga mazhoranca per vonesen e ketyre dekreteve ne nje kohe kur ishte kerkuar me kembengulje sjellja sa me shpejt e tyre nga Topi por gjithashtu edhe per mosperfshirjen ne kalendarin e punimeve te projektbuxhetit per vitin 2011. Deputeti i PS-se Namik Dokle tha se po shkelet Kushtetuta ligji por dhe rregullorja. Por kreu i deputeteve demokrate Astrit Patozi i konsideroi si ceshtje procedurale vonesat. Ai tha se PS kapet pas detajeve pas emrave dhe shperfill institucionet. Ndersa pas ritheksimit te kerkesave nga homologu i tij Gramoz Ruci reagoi kryeparlamentarja Topalli. Ajo tha se dekretet nuk jane ne rend dite se nuk ishte gati relacioni i Komisionit te Ligjeve. Topalli informoi edhe per kerkesen e Patozit per te pritur interpretimin e Gjykates Kushtetuese lidhur me riperteritjen e anetareve te ketij institucioni nderkohe qe opozita ka braktisur seancen plenare kur ka nisur miratimi i projektligjeve te rendit te dites.

Replikat Patozi - Dokle

Socialistet kane akuzuar mazhorancen por dhe qeverine se ka shkelur ligjin dhe Kushtetuten. Mazhoranca po shkel Kushtetuten duke mos perfshire ne rend dite dekretet qeveria shkel ligjin duke mos sjelle ne kohe projektbuxhetin ndersa Konferenca e Kryetareve shkel rregulloren se nuk konsultohet per kalendarin dhe programin - deklaroi dje Dokle. Sipas tij dekretet jane shqyrtuar nga Komisioni i Ligjeve te njejten dite kur jane diskutuar edhe kandidatet per komisionere te Avokati i Popullit apo anetaret e Komisionit te Sherbimit Civil nderkohe qe nuk jane perfshire me ta ne rend dite. Pas kesaj na beni dhe nje oferte qe te miratojme keto dhe Avokatin e Popullit ta propozoje opozita. Kjo na kujton fabulen me dhelpren dhe rrushin qe kur nuk e arrinte tha se eshte i tharte nuk e dua se nuk eshte per mua - tha ai. Por per kreun e deputeteve demokrate Astrit Patozi keto jane detaje te rendomta. Sipas tij diferenca mes mazhorances e opozites eshte filozofia e 20-shit sepse ndersa per te jane te rendesishme reformat dhe vete institucionet per opoziten jane te rendesishme vetem emrat interesat llokmat e pushtetit madje edhe godinat e institucioneve. Une po ju bej nje pyetje te thjeshte Cfare opozite jeni ju qe nuk perfillni institucionin kushtetues te Avokatit te Popullit por vini te gjithe si dele per disa emra te Gjykates Kushtetuese Cfare opozite jeni ju qe nuk doni tia dini per Gjykaten Administrative por vini te gjithe nga ana e anes per mandatin e nje deputeti te vetem i cili eshte kapur duke shkelur Kushtetuten - tha Patozi duke shtuar se opozita nuk ishte kur u votua per dekretet e para te ardhura nga Presidenti. Patozi shtoi se oferta e mazhorances qe opozita te propozoje Avokatin e Popullit nuk eshte pazar. Une do tju ftoja shume sinqerisht te vleresoni te gjitha ofertat tona si oferta serioze qe nuk kane asnje lidhje me pazarin dhe nderkohe mos u merrni me pazarin dhe mos u beni pedante per nje ceshtje qe nuk ka asnje lidhje me procedurat parlamentare - tha ai. Dokle iu kunderpergjigj Patozit duke thekuar se zbatimi i ligjit dhe Kushtetutes nuk jane detaje. Sa u perket detajeve dua ti them zoti Patozi se nje filozof i madh ka thene lsquoTe detajet fshihet djalli. Dhe ju duke shkelur rregulloren ligjin Kushtetuten fshihni djallin tuaj. Dhe ne kete kerkojme te mos kete djaj ne kete vend te mos kete djaj ne kete Kuvend - tha ai.

Topalli i kunderpergjigjet Rucit

Kreu i deputeteve socialiste kembenguli per 5 pergjigje nga mazhoranca. Ai kerkoi shpjegime perse shkelet rregullorja e Parlamentit dhe Kryetarja nuk konsultohet me kryetaret e komisioneve te Parlamentit per programin e Parlamentit dhe kalendarin parlamentar dhe perse programi dhe kalendari nuk jepen sipas rregullores kater dite perpara. Pse ne kete seance shkelet neni 111 paragrafi 5 i rregullores qe dekretet e Presidentit per anetaret e Gjykates Kushtetuese ne kete seance eshte afati i fundit ku rregullorja shprehet qarte brenda javes. Ne qofte se nuk i keni per sot na thoni per neser na thoni per pasneser na thoni per te dielen por brenda javes. Na thoni brenda javes por ku Do nje pergjigje publiku dhe parlamentaret shqiptare - tha Ruci. Ai kerkoi pergjigje edhe per mosperfshirjen ne kalendar te projektbuxhetit te vitit 2011 si dhe perse jane shkelur afatet per KSHC-ne. Deputetet e opozites kerkojne pse perseri shkelet rregullorja qe komisioneret dhe nepunesit e sherbimit civil sipas rregullores qe ka miratuar ky parlament neni 11 paragrafi 2 duhet ti vinin komisioneve te Parlamentit deputeteve te Parlamentit 45 dite maksimumi dhe 30 dite minimumi para mbarimit te mandatit te tyre - tha Ruci. Ne pergjigje te tij Topalli theksoi se do ti kerkoje administrates qe Konferenca e Kryetareve te zhvillohet 10 dite para perfundimit te kalendarit dhe programit paraardhes per te pasur me shume kohe ne dispozicion per tu njohur me te. Per sa i perket buxhetit shtoi se sapo te vije ne Parlament do te miratohet kalendari i vecante per te. Ndersa kandidaturat per Gjykaten Kushtetuese nuk jane shqyrtuar per shkak te voneses se relacioneve. Sa te vije relacioni do te sillet ne seance plenare. Ju ve ne dijeni gjithashtu se ka nje leter nga kryetari i grupit te PD-se qe kerkon qe per shkak te nje kerkese drejtuar Gjykates Kushtetuese per te bere interpretimin e neneve te caktuara ne lidhje me mandatin dhe afatin 3-vjecar te riperteritjes se Gjykates Kushtetuese te pritet vendimi i saj. Ky nuk eshte vendim qe e marr une por do ta marre seanca plenare kur te vije momenti - sqaroi Kryeparlamentarja.

Interpelancat Topalli thirrje ministrave Te pranishem ne Kuvend

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u ben thirrje ministrave ti pergjigjen Parlamentit. Tirrja e saj u be pas kerkeses se deputeteve socialiste per disa interpelanca apo kerkesa per informacione nga ministra te ndryshem. Sa u takon interpelancave kam nje dosje ku ka nje numer te konsiderueshem. Nje pjese jane realizuar. Per Bushatin nuk kam nje pergjigje eshte e drejte te kerkoje informacion cdo deputet. Ftoj ministrat te kthejne pergjigje deputetit meqenese jeni ne limite. Per deputetin tjeter nuk eshte ezauruar koha - tha ajo. Deputeti i PS-se Ditmir Bushati informoi Kuvendin se kishte kerkuar interpelance me ministrin e Brendshem per administraten publike dhe reformat e decentralizimit nga varet dhe opinioni i BE-se per kerkesen e vendit tone per vend kandidat ne Bashkimin Evropian. Ai pohoi gjithashtu se kishte kerkuar pergjigje edhe nga ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto per informim lidhur me skenaret per integrimin ne BE apo per mendimin e partnereve qe kane folur ne rruge diplomatike per kete proces. Ndersa deputeti Erjon Brace ishte ne pritje te nje interpelance me Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Ekonomise Ilir Meta. Edhe deputeti Ilir gjoni kerkoi qe te vihen ne dispozicion te Komisionit te Ligjeve informacionet e kerkuara nga Ministria e Brendshme Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes.

Dule Minoritetet jo perjashtim nga regjistrimi i popullsise

Perfaqesuesit e minoriteteve te njohur zyrtarisht ne Shqiperi duhet qe te behen pjesemarres ne procesin e regjistrimit te popullates i cili eshte ndermarre si nisme nga qeveria. Kjo kerkese eshte bere gjate seances se djeshme plenare nga kryetari i Partise per Bashkimin e te Drejtave te Njeriut Vangjel Dule sipas te cilit duhet qe te behen edhe te njohura te gjitha modalitetet e ketij zhvillimi te shoqerise sic eshte regjistrimi i popullsise. Ne duam te jemi transparente ndaj menyres se zhvillimit te ketyre proceseve dhe duhet ditur se duhet korrektesi ne menyre qe perfaqesuesit e minoriteteve te mos lihen jashte - tha Dule.

Idrizi Korca dhe Boboshtica nuk jane Greqi

Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi reagon pas deklaratave te bera lidhur me statusin e Korces dhe Boboshtices. Statusi i Korces dhe i Boboshtices eshte i njohur zyrtarisht dhe nderkombetarisht e nuk ka nevoje per deklarata qe vijne nga jashte se ato na qenkan Greqi - deklaroi ai gjate seances se djeshme plenare. Sipas Idrizit Greqia fqinje apo qarqet ultranacionaliste te saj te cilet duke dashur te nderojne ushtaret e tyre qe rane per Greqine i ngaterrojne dhe ata me kauzen e humbur te Vorio Epirit e aq me shume me dhunime te varreve qindravjecare te shqiptareve ne menyren me makabre te denje per filmat horror. Ai shtoi se nuk duhen lejuar me incidente te tilla ne token shqiptare si ai qe ndodhi ne Boboshtice te Korces. Duhet te hiqet dore nga qarqet shoviniste te shekullit XX dhe te shohim nga e ardhmja duke nderuar te vdekurit pavaresisht cila qofte perkatesia e tyte etnike apo fetare - perfundoi fjalen e tij deputeti Shpetim Idrizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›