E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimi i pamerituar i veshtiresive Nga Prof. Dr. Sali Berisha

Vitet e formimit ne universitet jane vitet me te rendesishme te jetes, vite ne te cilat ju shnderroni ne realitet endrren tuaj me te bukur, personale, rinore, endrren e diplomes universitare, te pasaportes suaj intelektuale, te pushteterimit me me te pushtetshmin e te gjitha pushteteve, me pushtetin e dijes. Suksesi juaj eshte i nje rendesie kapitale, jo vetem per ju dhe familjet tuaja, por per mbare shoqerine tone. Vitet e universitetit jane vite te bukura, por te mbushura plot me sfida dhe veshtiresi te llojeve dhe te origjinave nga me te ndryshmet, personale, familjare, ekonomike, sociale shendetesore, te gjithanshme. Une, te dashur studente dhe studente, ju bej thirrje, te guxoni te ngriheni mbi to, te vleresoni forcen e madhe qe ju keni, te mos pranoni t’u dorezoheni veshtiresive. Perkushtimi juaj ndaj studimit, leksioneve dhe seminareve, angazhimi ne debate te lira, jane rruga e vetme dhe me e sigurt per te zvogeluar cmimin e pamerituar te veshtiresive me te cilat perballeni. Mos harroni, se ju dhe vetem ju, vajzat dhe djemte e dijes se universiteteve te vendit, shkruani dhe firmosni fatet tuaja, te ardhmen tuaj. E ardhmja juaj eshte e ardhmja e vendit dhe e shoqerise, pra, e ardhmja e Shqiperise varet teresisht nga ju. Kjo qe mesoni sot, ne universitet percakton me shume se cdo gje tjeter, aftesine tone si komb per t’u perballur me sukses me sfidat e medha te se ardhmes, per te vendosur ekonomine dhe zhvillimin tone, mbi bazat e dijes, inovacionit, revolucionit teknologjik dhe pasteknologjik. Ndaj dhe per mua eshte nje rast i lumtur t’ju uroj nje vit te mbare studenteve dhe studenteve te Shqiperise.

Uroj te beni perpjekjet me te medha per te arritur suksese ne qendrueshmerine, ne rrugen qe keni nisur. Kjo dite eshte nje dite pergjegjesie e madhe per familjet tuaja, te cilat me sakrificen e tyre, me mbeshtetjen e ngrohte qe ju rezervojne, me vendimin qe kane marre, ju bejne ju dhuraten me te madhe, me te bukur te jetes suaj, shkollimin ne universitete. Me kete rast, une dua te pershendes bashke me ju dhe me mirenjohje te thelle te falenderoj te gjitha familjet tuaja, ketu ne Korce dhe ne Shqiperi, kudo ku jane. Pergjegjesite kane hierarkine e tyre. Sa me lart qe te ngjitesh, aq me te medha behen ato. Keshtu ato jane me te medha per pedagoget qe duhet te mekojne tek ju, t’ju frymezojne ju me pasionin per dijen, kerkimin shkencor, eksplorimin, normen etike dhe morale thelbesore per intelektualin dhe njeriun ne toke. Keto pergjegjesi jane me te medha per drejtuesit e universiteteve, qeverite qendrore dhe vendore te vendit, per te permbushur detyrimet e medha qe kane ndaj jush, ndaj universiteteve dhe shkollat e larta te vendit, si arena te kultivimit te mendjes, shtreter te nxehte te mendimit intelektual te kombit dhe shoqerise, laboratore te se ardhmes sone.

Per qeverine time, arsimimi dhe shkollimi i te rinjve dhe te rejave, femijeve te ketij vendi, eshte dhe do te mbetet perparesia e te gjitha perparesive. Ne nje hark kohor te shkurter, vetem ne 5 vite, ne ia dolem qe nje sistem, i cili po degradonte dhe po shembej, te vendosej ne shinat e zhvillimit. Ne 5 vitet qe shkuan, ne mbidyfishuam rrogat e mesuesve, shtrime internetin ne cdo shkolle, rindertuam dhe ndertuam mbi 1200 shkolla, por mbi te gjitha ne ia dolem qe mbi 91 % e te gjithe nxenesve qe mbarojne klasen e 9-te te hyjne ne shkollat e mesme, nga me pak se 70 % qe ishte kjo shifer ne pak vite me pare. Por, arritja me e madhe ne keto 5 vite qendron ne faktin se ne kete hark te shkurter kohor numri i studenteve ne universitetet tona u rrit nga 52 mije ne teresi, ne vitin 2005, ne 138 mije sot, pra, nje rritje shume e madhe. Sot ne te tri ciklet, ne bankat e universiteteve ulen 52 mije studente, aq sa c’kishin te gjitha universitetet e vendit ne te gjitha kurset ne vitin 2005. Sot, ne Shqiperi 70% e atyre qe mbarojne shkollat e mesme ulen ne bankat e universiteteve dhe kjo eshte nje nga perqindjet me te larta ne bote. Sot, ne sistemin universitar studiojne mbi 138 mije djem dhe vajza ne 556 programe te ciklit te pare, te dyte dhe te trete, qe zhvillohen nga nje staf akademik prej 10 mije pedagogesh, nga te cilet 6.534 jane me grada dhe tituj shkencore. Atyre qe bertasin dhe shpallin se i kemi kthyer universitetet ne pellgjet e papunesise dhe me absurditet apo ligesi, kundershtojne kete politike, sot nga universitet “Fan Noli”, nga Korca e Abetares se gjuhes sone, dua t’ju pergjigjem se sulmet tuaja jane pa vlere, jane cinike dhe fyese per lumin e sakrificave qe bejne ne kete institucion studentet dhe pedagoget e tyre. Se pari, pothuaj trefishimi i numrit te studenteve ne universitete dhe shkollat tona te larta, brenda pese viteve, deshmon se deshira, pasioni dhe endrra per dijen, pra endrra universitare tek te rinjte, djemte dhe vajzat e ketij vendi, ishte se paku tre here me e madhe se sa shanset qe u ofroheshin atyre, se burokracia e pashpirt shqiptare rrenonte endrren me te bukur te te rejave dhe te rinjve shqiptare, duke shnderruar universitetet ne “mollen e ndaluar” per ta dhe privilegjin e nje pakice te te rinjve shqiptare. Hapja e dyerve te universiteteve per djemte dhe vajzat e ketij vendi shenon “de fakto” dhe “de jure” vendosjen e shanseve te barabarta per te rinjte e ketij vendi. Une besoj se kjo e ka bere shoqerine shqiptare me te ndershme, me te drejte. Por, pervec ketyre, une dua t’ju them ketyre zoterinjve qe derdhin lot poshte e perpjete, se universitetet u shnderruan ne pellgjet e papunesise se ne Shqiperi dhe ne asnje vend tjeter te botes, universitetet nuk shperndajne diploma punesimi, por studimet ne Shqiperi dhe ne mbare boten kane faktuar se te diplomuarit i kane 50 % me te medha shanset e punesimit se sa te padiplomuarit; se te diplomuarit, te ardhurat e tyre qe sigurojne i kane 50 % me te larta se sa te moshatareve te tyre te padiplomuar; ndaj dhe duhet qe interpretimi te behet i ndershem dhe i sakte. Atyre qe kane frike nga rritja e perqindjes se te diplomuarve ne vend, dua t’ju them se ora e tyre ka mbetur ne kohen kur i gjithe vendi kishte student ndoshta me pak se cka sot universiteti i Korces. Ajo kohe nuk kthehet me. Ne jetojme ne nje bote te hapur dhe ne ne rrugetimin tone kemi nje dhe vetem nje alternative, te ndjekim garen. Le t’u referohemi fakteve. Shqiperia ne vitin 2001 kishte te diplomuar ne raport me popullaten rreth 8 here me pak se SHBA-te, kishte te diplomuar ne raport me popullaten rreth 7 here me pak se vendet e gadishullit skandinav. Kishte te diplomuar ne raport me popullaten rreth 6 here me pak se nje numer i madh i vendeve te zhvilluara te Evropes. Me gjithe perpjekjet qe kemi bere, te dashur pedagoge dhe pedagoge, jemi serish disa here mbrapa ketyre vendeve. Kemi gjithsej 240 mije te diplomuar, duhet te kishim se paku tre here me shume. Askush nuk duhet te kete frike nga diplomat universitare. Historia e zhvillimit ka faktuar se per te arritur vlera te larta ne ekonomi, shkollimi eshte nje nga kushtet me percaktuese, per ndjekur oren globale, per te ndjekur revolucionin teknologjik dhe te komunikimit, revolucionin pasteknologjik dhe inovacionin, per te vendosur ekonomine mbi bazat e dijes.

Natyrisht, kushti kryesor eshte te kesh njerez te shkolluar dhe te pergatitur, prandaj ne i qendrojme kesaj politike, i qendrojme dhe do t’i qendrojme asaj se ne rrafshin moral cdo femije qe mbaron gjimnazin dhe do te hyje ne universitet, do t’i kete dyert e hapura. Nuk vritet endrra. Endrra eshte projekti me i bukur i njeriut dhe njeriu gjithcka qe krijon ne jeten e tij, e krijon mes perpjekjeve per te bere endrren e tij realitet. Ndaj dhe ndonjehere lendohem kur marre sms nga studente te cilet me thone se une nuk i mora piket, pasi ma kishin korrigjuar gabim. Marr vesh se ministria ka vendosur qe gabimin ta lere gabim. Zoti minister, kjo praktike do te hiqet menjehere. Ajo cka eshte e burokracise nuk mund ta paguaje askush tjeter, vec burokratit. Te gabosh eshte njerezore, por asnje enderr, nuk mund te lendohet per gabimin tone. Cdo i ri qe ploteson ato kushte dhe qe jane lehtesisht te plotesueshme, duhet te kete fatin te ulet ne bankat e universiteteve. Aty pastaj, ai shkruan fatin e tij, shkruan te ardhmen e tij dhe ne bejme gjithcka qe ai te kete sukses.

***

Ne do te bejme gjithcka, qe te respektojme lirine e studentit ne mesim, lirine e debatit, e kerkimit shkencor. Liria mund te cenohet dhe cenohet nga qeveria, e cila duhet t’i vere vetes cdo lloj kufizimi per te respektuar lirine akademike. Meqenese jam njeri prej jush dhe meqe kam kaluar me shume vite brenda universitetit sesa jashte tij, dua t’ju them se liria ka dhe problemet e saj intrauniversitare, prandaj une i kam kerkuar edhe ministrit, dhe duhet ta shohim me vemendjen me te madhe. Une i kam kerkuar ministrit qe ju te keni autoritet te plote mbi fondet per kerkimin shkencor dhe veprimtari te tjera, dhe do ta keni kete. Nuk ka pse nje drejtori ne ministri te merret me projektet tuaja, sepse me mire se i njeh projektet dekani, me mire se i njeh trupa pedagogjike e atij fakulteti, te harrojme se do ta njohin te tjeret, Por, ama, te kerkojme qe edhe rektoratet te jene me decentralizuese drejt dekanateve dhe dekanatet drejt departamenteve. Duhet te kemi besim tek dhuntite e njeriut te lire. Sigurisht behen gabime dhe ka edhe cmime per keto gabime, por te jeni te sigurt se ajo qe fiton eshte shume me e madhe.

* Kryeministri dje nga Korca uroi studentet ne mbare vendin, me rastin e fillimit te vitit te ri akademik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›