Nano: Pas ketij takimi ndjehemi me te sigurt e te pergatitur per te nisur nje faze te re te ketij bashkepunimi strategjik qe do te conte gradualisht ne shoqerimin e Italise te vendit fqinje ne proce
Nano:
Pas ketij takimi ndjehemi me te sigurt e te pergatitur per te nisur nje faze te re te ketij bashkepunimi strategjik qe do te conte gradualisht ne shoqerimin e Italise te vendit fqinje ne procesin e stabilizim - asocimit dhe ne procedurat e hyrjes, hapjes se institucioneve, tregjeve te te dy shoqerive si dhe operator ekonomiko shoqerore qe po punojne prej 10 vjetesh. Identifikuam pergjegjesi dhe aftesi qe duhen perdorur me mire dhe fale ketij raporti direkt me kryeministrin Berluskoni ka qe tani ide per zgjidhje praktike per tema qe interesojne edhe vete Italise d.m.th formula uje per energji do na coje ne nje sistem te integruar per te kenaqur nevojat e te dy vendeve. Bllokimi I trafiqeve ilegale pra goditja perfundimtare qe ne po I bejme aktiviteteve te ndryshme qe tentonin te kthenin trafiqet ilegale ne nje industri ne brigjet shqiptare te Adriatikut dhe Jonit na lejojne te shohim qarte per te disiplinuar e per te rritur fluksin e levizjeve te lira per arsye pune e sociale mes dy vendeve. Ka tashme edhe persona te arsimuar qe do te na ndihmojne ne kete proces si P.Sh edhe 25% me shume e studenteve shqiptare qe studiojne ne itali, te cilet do marrin kete stafete ne vitet e ardhshme, europiane ne Shqiperi dhe europiane per interpretimin e vullnetit integrues dhe global te Shqiperise ne Itali.
E gjithe kjo pati nje perfundim optimist dhe me besimin qe rezultoi edhe nga takimi me Papen dhe nga programe qe ne po impenjohemi te zbatojme edhe ne bashkepunimin e Selise se Shenjte, Vatikanin per te kompletuar ciklin e institucioneve. Katoliket qe punojne ne Shqiperi edhe ne nje Universitet katolik si edhe ne nje rrjet spitalesh dhe organizatash katolike qe shoqerojne misionet e Nene Terezes ne Ballkan.
-Jam ketu per tu pergjigjur pyetjeve tuaja, pasi Shqiperia ka nje rol dhe kontribut modes ne planin rajonal per hapjen dhe integrimin si dhe procesin evropianizues te rajonit te Ballkanit.
Pyetje:
-Kam vizituar Shqiperine gjate viteve 90-te. Heren e fundit kam qene aty 3 vite me pare. Do vecoja P.Sh ne rrugen Tirane - Durres te paren fabrike kimike, por qe konsideroj si nje investim te pare te shqiptareve ne industri. Dua te di me cfare jetojne shqiptaret sot, ekzistojne investime te medha te ligjshme. Ne cpike jeni ne kete drejtim?
Nano:
Ekonomia shqiptare po hedh hapa te rendesishem perpara, nga nje ekonomi informale ne operatore te medhenj ekonomik te ligjshem qe jane edhe interlokutor te mire per investimet e huaja. Do ti sygjerohesha edhe une shembullit tuaj , pikerisht grupit "DEKA" ose p.sh edhe Coca Cola. Qeveria po e asiston kete proces me ndihma fiskale dhe po punon per te ulur nivelin e larte te informalitetit te ekonomise shqiptare qe eshte gati 80%. Pra po ndihmon me reformat ne sektorin financiar, privatizimet e bankave, me kujdesin per nxitjen e operatoreve ekonomik duke lehtesuar marredheniet me administraten publike, me lehtesimin e presionit fiskal mbi ekonomine dhe zgjerimin e bazes se kontribuesve e te fluksit fiskal e me pas edhe me nje seri raportesh koncesionare me bashkepunime ekonomike te brendshme e te jashtme, orientuar ne prioritetet e zhvillimit dhe te integrimit te vendit me Europen moderne. Duke u nisur nga zhvillimi I brigjeve, ku kufizimet e infrastruktures dhe energjive te rinovueshme me te cilat Shqiperia eshte e pasur e ne nuk duam te hesdhim pasurite me ne det.Pra jemi ne momentin e qendrave te medha te biznesit te grupeve te medha kombetare qe hyjne ne Xhoid Vencer me grupe te ndryshme nderkombetare, ne tregun kombetar te privatizimeve strategjike qe e bejne klimen e ketyre raporteve ekonomike me entuziaste me boten europiane, me terheqese dhe I shtojne kesaj edhe impenjimin e qeverise per te stimuluar kete rritje ekonomike.
Pyetje:
-Pervec investimeve te huaja dhe Xhoin Vencerit, a ka nje vullnet investues tek vete shqiptaret?
Nano
Ju them p.sh. qe vetem ne sektorin e turizmit, hoteleri, restorante e keto lloj sherbimesh shqiptare por ne informalitet ka investuar nje miliard dollare ne 5 vjet. Kete ne po mundohemi ta legalizojme, te hipotekojme dhe ta stakojme nga informaliteti kriminal. Pra po mundohemi te veme rregull ne ekonomi e ne raportet mes investimeve dhe botes ekonomike por zoti na ruajt pa demtuar iniciativen e shqiptareve qe eshte mjaft dinamike.
-Gazeta "Korieri Europian" dua te di cfare projektesh konkrete , si ato qe permendet ne energji, uje, jane diskutuar gjate takimeve. Do te jene investime italiane te financuara nga ana e qeverise?.
Une jam I bindur qe do te kete edhe bashkepunime qe do te cojne mbeshtetjen me financime ne nje mbeshtetje me investime pasi jane parashikuar kontakte programimi mes pergjegjsave te ketyre sektoreve te rendesishem si energjite e rinovueshme dhe uji I pijshem. Te dy ndermarrjet qe drejtojne sistemet energjitike ENEL dhe KESH do jene ne kontakt nen tutelen e dy kryeministrave per te nisur nje program komplementar, investimesh qe do te cojne ne integrimin e sistemeve ne planin rajonal.
Duke ekuilibruar burimet termike dhe hidrike qe Shqiperia mund te ofroje me nje pozicion gati eskluziv ne Europe.
Pyetje:
-Pas renies se rregjimit ne Shqiperi pati nje rendje te investitoreve te huaj qe me pas ndaloi . Sipas jush pse?
Cilet kane qene arsyet ekonomike apo politike. Se dyti ne cfare sektoresh ekonomik qeveria mendon te drejtoje vendin pra ne ato ekonomike, turizem, te industrise apo tjeter.
Nano:
Ju po me ndihmoni te pergjigjem pasi I permendet arsyet qe influencuan ne kete evoluim jo koherent te 10 vjecarit qe lame pas. Interesi nderkombetar per Shqiperine u evidentua menjehere pas renies se rregjimit , cka ndodhi ne menyre kautike. Nuk ishim shume te pergatitur, zdinim te shijonim lirite e botes globale, ju mbuluam me nje dalle rrefugjatesh, fillimish dhe tani ndjehemi te afte te integrohemi e te studjojme ne sistemet tuaja duke lene menjeane trafikantet. Pastaj situata politike ne Shqiperi, tranzicioni ndihmoi, le te themi qe une e Berisha te kuptojme se cfar nuk duhet te bejme me. Pra si te persosim autoritetin politik per te realizuar reformat ne vend. Por edhe situata politike ne Ballkan pasi smund te ecej para me programe serioze te bashkepunimit ekonomik kur Kosova dhe Ballkani ishin nen agresionin e Milloshevicit. Tashme te gjithe keto faktore jane konsumuar dhe institucionet, ekonomia, shoqeria, politika e vendet tona u maturuan per tu prezantuar te gjitheve per kete progresim te rendesishem e serioz. Ne duam te perdorim burimet lokale qe na bejne kompetitiv me tregun rajona dhe Europian.
Pra energjia e rinoveshme, spostimi I rritjes se ekonomise kombetare ne industrine agro-ushqimore, turizem e sherbime duke bere qe burimet minore qe vendi ka te vdesin. Ka shembuj te mire bashkepunimi edhe te grupeve italiane ne kete sektor ne Shqiperi.
-Dhe pastaj duam te ruajme edhe virgjerine e pejsazhit, te brigjeve dhe te zhvillimit te Shqiperise per te patur vendin tone ne mesdhe dhe per te thithur fluksin e operatoreve ekonomik e turistik qe jane te lodhur nga zonat e vjetra nga ky zhvillim qe ne samitin e Johanesburgut u quajt jo I qendryeshem.
-Korespondenti nga Zagrebi pyet:
Si e shikoni zgjidhjen e konfliktit ne Kosove dhe konflikteve te viteve te fundit ne Ballkan.
Nano:
-Une besoj se te gjithe maxhorancat politike te qeverive te ndryshme te vendeve te ballkanit jane te renditura ne procesin e bashkepunimit paqesor, integrimit rajonal dhe afrimit me BE-ne.
Problemet e ndryshme qe mbanin ndezur konfliktet nderetnike mes vendeve te Ballkanit sipas analizes sime me rezultojne te konsumuar e te mposhtur pasi rregjimet qe I ushqenin jane tashme jashte skene. Pastaj ka nje skene te institucionalizuar te organizmave nderkombetare, OSBE,BE,KE,SHBA,OKB,UNMIK,NATO e tj qe nuk stimulojne me rolet negative te historise ballkanike.
Protogonistet politike te vendeve qe rrethojne Shqiperine e mendojne si une dhe luajne nje rol moderimi, bashkejetese me maxhorancat sllave dhe jo shqiptare ne vendet perkatese, pra Maqedoni,Kosove,Mal I Zi, Kroaci qe kane nje komunitet te vogel qe shihet mire sidomos per iniciativat tregtare qe kane treguar.
Une si kryeminister dhe kryetar I maxhorances nuk shoh nje mendim te ndryshem nga opozita mundohem te mbaje aktive kontaktet me homologet nga Mesic ne Kroaci, miku I vjeter qe kthehet ne Maqedoni Cervenkovski si dhe me miqte qe duhet te bejne me shume miqesi mes tyre ne Kosove, flas per Shtajner, Rugova, Trajkovic ose Padresova por edhe raportet e reja qe po na ndihmojne te kthehemi ne veri me Gjykanovic, Koshtunica, Gjingjiç per te mbajtur nen kontroll proceset e bashkepunimit rajonal e te evidentimit me te shpejte te normativave europiane. Do te shtoja se edhe afrimi I BE-se me Ballkanin po behet ne nje menyre me koherente drejt ketij realiteti te ri duke ushtruar edhe presione pozitive mbi qeveri te ndryshme te vendeve te Ballkanit per te adaptuar koncepte te integrimit europian per rajonin si nepermjet marreveshjeve te teregtise se lire mes te gjithe vendeve ballkanike, nisja e tarifave doganore pra nje treg qe funksionon sipas normave te bashkimit te doganave, lehtesimi I procedurave konsullore per levizjen e lire te qytetareve qe do te coje ne nje zone Shengen per vendet e Ballkanit dhe hap pas hapi vetedija e institucioneve rajonale si p.sh, asambleja e vendeve te Ballkanit Jugperendimor.
Kjo eshte analiza ime dhe jam I kenaqur qe nuk eshte e kundershtuar nga vende apo lider te tjere politike.
- N eItali ka me shume se 150 mije shqiptare, nje pjese me lejeqendrim dhe nje pjese jo. Ne takimet tuaja a folet per legalizimin e emigranteve klandestin shqiptar?
- Ne mesuam me kenaqesi per kete konsensus politik e parlamentar per Shqiperine qe te nisim procedurat e legalizimit sipas ligjit Bosi-Fini, shpresoj qe diskutimet per amendamentet te behen. Ne po asistojme ne pergatitjen dhe zbatimin e ketyre procedurave te ligjshme duke bllokuar kur duhej te riktheje ne menyre te paligjshme. Po nxjerrim avantazhet dhe hapesirat qe na ofron qeveria Italiane e do falenderoj ambasadorin Bova per punen e tij te pergjegjeshme dinamike qe ambasada ben ne Shqiperi.
- Jam I bindur qe me angazhimet ekonomike dhe te programeve rajonale dhe globale qe folem me kryeministrin Berluskoni, shqiptaret ne Itali, 600 firmat italiane qe punojne ne Shqiperi dhe 1500 te tjera qe bejne biznes me Sqhiperine, perfaqesuesit e ndryshem te shoqerise civile qe asistojne kete raport te privilegjuar mes dy vendeve do te ndihen me mire, te qete e do te vazhdojne te punojne per te ndertuar nje realitet te perbashket, nje shtepi te perbashket qe ne gjykimin tim politik seshte me nje gradaciele, por cati te mgjitura dhe kopesht per te gjithe.
Bota shqiptare:- Se pari, me nje operacion ne pese dite u eleminuan skafet? Pse nuk u be me pare kur mjaftonin kaq pak dite?
Se dyti A ka nje pozocion te qeverise shqiptare ndaj ligjit Bosi- Fini?
Nano: Duke u nisur nga pyetja e fundit kete pozicion sapo e shpreha. Mos prisni qe te shpreh amendamentet ketu, pasi une votoj dhe votohem ne Shqiperi. Dua te nenvizoj se ne analizuam me seriozitet fenomenet qe tentuan te transfomonin trafikun klandestin te grave, femijeve, droges, qe nuk gjeneronin vetem nga shoqeria shqiptare, por qe kalonin ne Shqiperi si vendi me afer me Italine, ne nje industri qe do te ishte pjesa me e rrezikshme dhe e felliqur e ekonomise informale ne Shqiperi. Me kete analize u organizum te godisnim prapavijat e kesaj industrie, Duke u nisur nga operacionet e zhvillimit te atyre qe transportonin motore per skafe edhe ketu ne itali, licensat qe ishin dhene per vegla bujqesore, por qae mbillnin vdekjen ne det ne bazat e furnizimit, te riparimit tre prodhimit te skafeve, mbylljen e kufijve psh per kurdet. Sipas informacioneve qe kam, nje kurd per te mbritur ne itali ne itenerarin Turqi-Bullgari-Greqi ose Maqedoni, Shqiperi Itali, paguante kesh 7 mije dollare nga te cilat 1500 mbesin ne Shqiperi.
Mjeti I fundit qe perdorem ne kete operacion ishte bllokimi I strukturave te ndryshme ku keto para, pastroheshin, hotele restorante, bare kafene qe sherbenin edhe si banesa per klandestinet. Kjo u be e mundur fale faktit qe Roma skishte asnje kontakt me skafistet, por une kam thene qe ne politike dhe qeveri nuk ka mundesi te kete raporte me skafistet. Nuk ka me nje skafist ne politiken e qeverise. Operacioni eshte me I gjere se sa goditja e anes vizive te trafikut. Ne po godasim ne baze te nje skeme aksionesh institucionale te gjitha segmentet e ilegalitetit te evazionit fiskal, te abuzimit me pushtetin per interesa jolegjitime.
Po ndertojme nje klime te autoritetit te ligjit qe do te coje ne zero tendencen e kthimit ne industri te trafikut ilegal. Une besoj qe ky raport na ben ne te evidentojme potencialet, nevojat, flukset mes operatoreve ekonomike dhe qytetarev, nga kush kerkon nje pune tek ai qe kerkon nje burse studimi, nga ai qe ka kater kontrata pune, tek ai qe ka kontrate tregtie, te cilat na japin mundesine te konsiderojme me nje gjykim optimist per te gjithe interesat
Dua tju informij edhe per nje aspect tjeter te mareveshjeve tona, kemi pergatitur tashme nje oferte publike per privatizimin e bankes kryesore kombetare qe eshte ajo e kursimeve. Kjo banke menaxhon ne nje fare menyre te gjithe thesarrin kombetar dhe nevoja te ndryshme pagesash, etj.
Ka nje rrjet shperndarje ne e gjithe territorin. Nuk eshte nje proces I lehte sepse perfshin te gjithe elementet e tranzicionit nga nje ekonomi e centralizuar, drejt nje sistemi ekonomik te tregtise se lire. Kemi tashme nje kontakt nje angazhim, dhe nje sens per tia dale te gjithe bashke , jo vtem me qeverine italiane dhe pikerisht kryeministrin Berluskoni, por edhe me faktore te rendesishem financiare bankare italiane. Kontaktin e fundit er kemi patur me San Paolo Intesa.
Besoj se nese ky process menaxhohet dhe shoqerohet nga keta protagoniste te gjithe proceset do te zgjidhen. Dhe kjo do te ndihmoje ekuilibrimin me te madhe te pranise italiane, sin e aspektin financiar ashtu edhe ekonomik, rajonale dhe nderkombetare ne tregun Shqiptar.
Jane tashme 6 banka greke, nje gjermane nje amerikane etj, qe te gjitha orientohen drejt thithjes dhe disiplinimit te flukseve te ndryshme financiare qe vijne nga emigrantet shqiptare qe punojne ne itali, greqi ne vendet europiane etj.
Behet fjale per nje fluks financiar qe kap shifren mes shume se 1 miliard e gjysem euro ne vit, qe kryesisht adresohen drejt familjeve shqiptare dhe tregut Shqiptar, nga te cilat bankat munden per momentin te thithin me pak se 20%. RReth 50% rrijne ne vendin e origjines dhe 30% eshte jo zyrtare. Behet fjale per nje fluks kursimesh dhe kapitalesh apo investimesh te cilat duhet te disiplinohen, proces ky qe nuk mund te behet ndryshe vecse permes bankave qe kane nje rol dhe nje prani te rendesishme ne tregun evropian.
Pyetje: Banka e Kreditit San Paolo eshte e interesuar te thithi kete kuote, qe vendosen ne treg. Dhe sa eshte kjo kuote qe ju vini ne treg.
Nano: Shifra nuk do te ishte me e larte se 80 milion euro
Pyetje: Jam gazetar I nje agjensie lajmesh rajonale te Beogradit. Kosova eshte akoma nje pike mjaft e brishte dhe e dhimbshme. Ju si e shini te ardhmen e saj. Dhe pyetja e dyte: Ne cfare pike jane raportet mes shqiperise dhe jugosllavise me qeverine e re te Beogradit.
Nano: Po e filloj nga pyetja e fundit sepse krijon nje panorama me te qarte per marredheniet tona ne kuader te rajonit. Gjeja me e rendesishme ka qene normalizimi I marredhenieve diplomatike ne nivel ambasadoresh. Kemi emeruar ambasadoret dhe kemi nisur kontaktet dhe negociatat qe perfshijne nje pakete marreveshjesh dypaleshe qe do te hedhin drite mbi operatore te ndryshem ekonomike dhe sociale dhe potencialin e dy vendeve, nga regjimi I levizjeve te qytetareve dhe operatoreve ekonomike deri ne regjimin e ujrave dhe infrastrukturat e komunikimit rrugor etj.
Une besoj se kjo faze e re qe kemi nisur me autoritetet e reja te Beogradit nuk duhet te jete nje sakrilegj sepse inisiativat e ndermara mes shqiptareve dhe serbeve do te cojne ne konsolidimin e demokracive multietnike ne vende te ndryshme ballkanike dhe kontakteve mes tyre.
Kjo do te coje gjithashtu ne inisiativa te konsolidimit te procesit rajonal dhe europian per gadishullin tone, pse dhe jo dhe ne nderkombetare per ballkanin. Nese I numurojme keto inisiativa, besoj se jane shume,- 56. Por une do te preferoja kuadrin e Paktit te stabilitetit.
Dhe nga kjo do te dilja ne ceshtjen e Kosoves, ku te gjithe jemi prezent desha te kujtoja ketu edhe rikthimin e serbeve. Po kerkohet mes nje harmonie te kontrolluar nga administarimi nderkombetare ne te cilin ne te gjithe japim ndihmen tone, Tirana, Beogradi, Shkupi, Roma, Athina, Brukseli dhe Washingtoni, per te kuptuar emergjencen e hapjes se bllokimit te mendimeve apo inisiativave te kantonizimit, ndihmen tone ne integrimin e MItrovices ne kete realitet te ri te bashkejeteses, zhbllokimin e urave nderetnike akoma te mbyllura dhe konsolidimin e institucioneve te reja demokratike ne Kosove, qe po ecin perpara nga administrimi I UMNIK-ut drejt procesit te thithjes se kopetencave nga keto institucione permes administrimit nderkombetar.
Nuk besoj se ka alternative tjeter, apo nje skenar te kthimit mbrapa qe te rikthehet Kosova brenda nje kuadri te papercaktuar, ne kete tranzicion qe po perjeton ish republika federale e Jugosllavise drejt realitetit te ri europian ballkanik.
Ka elemente te tjere per te ndjekur dhe vezhguar dhe vendosur ne marredheniet mes serbise dhe Malit te zi.
Une jam ne favor te ketij procesi pergjegjesie ne cdo kryeqytet, per te konsoliduar reforma dhe institucione demokratike sipas normativave europiane dhe te iniciativave rajonale qe integrojne ballkanin ne proceset Europiane. Proceset Europiane behen nga njera ane nga institucione me pavaresi te perbashket (duhet te mesohemi te ndajme sovranitetin mes etnive te ndryshme ne ballkan) dhe ta bejme kete me nje pergjegjesi me te madhe vendore jo vetem duke mbajtur shenim per cdo gje qe thote nje I derguar I jashtem per rajonin dhe te adoptojme ne nje menyre positive konceptin ekstraballkanik sic ekziston koncepti ekstrakomunitar I Evropes, qe do ten a ndihmoje te jemi me te pergjegjshem per vlerat e perbashketa dhe jo kundershtare te standarteve europiane, qe posedojme dhe nga ana tjeter procesi I decentralizimit, rajonalizimit te vete komunitetit europian, qe do te thote qe kopetencat dhe ajo qe eshte berthama e sovranitetit ne Europen moderne, e cila ushtrohet dhe ne rang rajonal.
E thene troc, nuk mund te mbijetojme me tregjet e vogla si jemi ndare deri me tani. Neqoftese nuk krijojme nje treg te perbashket per te gjithe Ballkanin nuk do te kete mundesi mbijetese per asnje
Pyetje:- Gazetari I Radio Di Italia: Ne cfare takimin me Berluskonin ju ka bindur juve dhe mazhorancen tuaj te nderhyni me kaq vendosmeri ndaj trafiqeve ilegale, gje e cila nuk ka ndodhur me pare?
Nano:- Jam munduar qe te gjithe ju te kuptoni kete secret dhe bashke me batuten nese me lejoni : "Do te kete skafe ne det por tani do ti drejtoj une", sepse asnjeri nuk do qe shqiptaret dhe esktrakomunitaret te kthehen ne skllever dhe mall kembimi qe pastaj kthehet ne vrases, skafe nuk do te kete as ne Adriatik, as ne territor dhe as ne politike, as ne institucionet demokratike shqiptare dhe as ne raportin e ri qe kemi vendosur mes mazhorances dhe opozites. Rezulton si nje paradoks qe nje qeveri e majte dhe nje qeveri e qendres se djathte qe mund te kishin aleate te tjere ecin perpara me konsensuse politike kombetare mes mazhorancave dhe opozitave respective drejt te njejtave prioritete pasi nuk me rezulton asnje element aktiv kunder ketij afrimi te ri dhe ketij raporti te ri Iatalo-Shqiptar qe po ndertojme sebashku.