E Diel, 1 Nëntor 2026

Eshtë zhvilluar sot nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, mbledhja e radhës e Komitetit Nderministror i Decentralizimit dhe Autonomisë së Pushtetit Vendor. Në mbledhjen e Komitetit morë

Eshtë zhvilluar sot nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, mbledhja e radhës e Komitetit Nderministror i Decentralizimit dhe Autonomisë së Pushtetit Vendor.

Në mbledhjen e Komitetit morën pjesë Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, Ministri i Financave Kastriot Islami, Ministri i Ekonomisë, Arben Malaj, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Luan Memushi, Ministri i Shëndetësisë, Mustafa Xhani, Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Besnik Dervishi, Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit, Blendi Klosi si dhe ekspertë të kësaj fushe.

Komiteti diskutoi dhe miratoi keto çështje: "Informacion për ecurinë e punës në zbatim të planveprimit të Komitetit Ndërminstror të Decentralizimit dhe autonomisë së Pushtetit Vendor", Projektligjin "Për disa ndryshime në ligjin nr. 8308, datë 18.3. 1998, "Për transportet rrugore"", Projektdokumentin e politikave për kompetencat e pushtetit vendor në fushen e arsimit parauniversitar, Projektigjin "Për sistemin e tatimeve, ështje taksave dhe tarifave vendore" si dhe propozimet e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë për rritjen e kompetencave të organeve të pushtetit vendor në fushat e planifikimit urban dhe kontrolli mbi territorin, tatim-taksave e financave, regjistrimit të popullsisë, përkrahjes sociale e strehimit, regjistrimit të pasurive të paluajtëshme e Propozimi për Rishikimin e Përbërjes së Grupit të Ekspertëve për Decentralizimin.

Kryeministri Fatos Nano në fillim të kësaj mbledhjeje mbajti nje fjalë ku mes te tjerave theksoi:

"Mazhoranca që unë drejtoj pa dyshim mbetet e angazhuar që nëpërmjet decentralizimit te pushtetit t'a vëmë më mirë shtetin në shërbim te shtetasve. Ndërsa Qeveria pa dyshim që ka vendosmerinë për të plotësuar të gjithë kuadrin ligjor dhe nën ligjor në menyrë që organet e zgjedhura apo të emëruara të pushtetit vendor të marrin përgjegjësi dhe kompetenca direkte përballë komuniteteve në njësite ku kryejnë funksionet e tyre ligjore".

Për të përshpejtuar reformën kryeministri ka theksuar se duhen patur në vemendje këto çështje:

E para: Transferimi i pronave drejt njësive të qeverisjes vendore, proces besoj që edhe ju, ju rezulton që është rreth një vit prapa.
E dyta: Decentralizimi i plotë i sektorit të ujit, në perputhje me politikën të hartura edhe nga ky Komitet me rezulton qe, nuk ka ende një harmonizim midis politikave të Qeverisë për ristrukturimin dhe privatizimin e këtij sektori me vetë procesin e decentralizimit të tij pranë njësive të pushtetit vendor.
Dhe më në fund pas zgjidhjes afatmesme të çështjeve se kompetencës në fushën e urbanistikës nëpërmjet udhëzimeve të këtij Komiteti dhe dy ministrive të linjës, del e nevojshme te rishikohet me emergjencë kuadri ligjor i planifikimit urban në përputhje me ligjin dhe praktikat adekuate te ekonomisë së tregut për planifikimin e përdorimit të tokës si dhe me funksionin dhe autoritetin e qeverisjes vendore në këtë fushë sipas ligjit për qeverisjes vendore.

Me poshte Kryeministri Fatos Nano tha:

"Për vlerësimin tim Decentralizimi nuk do të thotë heqje dore nga ana e Qeverisë për disa përgjegjësi, por rritjen e bashkëveprimit mes institucioneve dhe strukturave të pushtetit qëndror dhe atij vendor. Hartimi dhe zbatimi i strategjive kombëtare të zhvillimit kërkon një harmonizim të përgjegjësive dhe kompetencave mes Qeverisë dhe autoriteteve vendore vecanerisht në fusha të tilla sensisitive si;
Arsimi
Asistenca sociale
Kujdesi shëndetësor parësor
Mbrojtja civile
Decentralizimi nënkupton, për vlerësimin tim gjithashtu, ndryshime thelbësore në raportet dhe në pjesët e përgjegjësive që lidhin në skemën qeverisë autoritetet qëndrore me ato vendore".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›