Nano: Unë President, do takoj Ramën, Berishën e Metën
Ish-kryetari socialist, Fatos Nano shpalli dje, publikisht kandidimin e tij, për postin e Presidentit. Në emisionin e gazetarit Sokol Balla, “Top Story”, Nano tha se do të takohet edhe me kryeministrin Berisha, edhe me kreun e PS-së, Edi Rama,por edhe me të gjithë krerët e partive të tjera parlamentare për të kërkuar mbështetjen si kandidat konsensual.
A do të jeni ju kandidat për të pasuar Bamir Topin në rolin e presidentit të Republikës?
Kam bërë një ofertë, kam ofruar dijet dhe përvojën time, aftësitë dhe kapacitetet, për të shërbyer që klima e sotme politike të ndryshojë, që marrëdhëniet midis politikës dhe institucioneve të jenë më progresive dhe nxitëse për të kryer detyrat e tyre ndaj qytetarëve dhe publikut. Pra, jam ofruar duke kontaktuar të gjitha palët, kam bërë të qartë që jam i gatshëm për të konkurruar në garën e sivjetshme.
Megjithatë, në bazë të Kushtetutës, duhet që një parti t’ju kandidojë. Çfarë do të tentoni ndryshe nga 2007 kur në një farë mënyre u vetëkandiduat edhe atëherë?
Këtë herë, kam preferuar të negocioj, të paraqes më afër në faktorët politikë të rëndësishëm konceptin dhe vizionin tim, duke krijuar kështu një proces që do t’i shërbente vendit dhe jo mua.
Nëse doni të dilni kandidaturë konsensuale, me të dyja partitë, a duhet të bëni të paktën një paqe formale me PS?
Do të takoj të gjithë drejtuesit e partive të pranishme në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministrin, kryetarin e opozitës, z.Meta, Mediu, Idrizi dhe z.Dule. Besoj se është në detyrimet kushtuesuese jo vetëm të presidentit si simbol i unitetit kombëtar, por edhe i çdo aspiranti në këtë funskion publik, që të gjejë hapësirat maksimale për të përfaqësuar, dëgjuar dhe integruar të gjithë, me gjithë pasuritë dhe vlerat individuale apo komunitare, në procesin e madh të unitetit kombëtar. Dua të konsideroj edhe një herë, pjesën e fundit të rëndësishme të pyetjes suaj, atë të marrëdhënieve të mia me partinë së cilës i kam shërbyer që nga themelimi, për 15 vite rresht, nga e cila kam dalë, nuk mund ta mohoj identitetin tim si i majtë dhe si themelues e drejtues me ekipe të gjëra përfaqësues i forcës kryesore të së majtës demokratike në Shqipëri dhe forcës më kontribuese në zhvillimin e vendit në 22 vjet tranzicion dhe marrëdhëniet me të natyrisht nuk mund të ngushtohen, nuk mund të vlerësohen me intervistat, me çdo intervistë apo çdo moment që manifestohet me qëndrime politike të përshtatshme apo konjukturale. Jam i bindur se PS ka maturinë e kultivuar në vite që edhe nëse do të jetë pikënisësja e këtij procesi, mbështetësja për efekt identitetsh historike të përbashkëta, e ofertës sime për të shërbyer, nuk do të synonte ajo e para, pra edhe unë s’do ta lejoja të ndodhte, që të ishte edhe pikëmbërritja e procesit, një shkëmbim interesash komerciale, që edhe në raste të aparencash të një procesi konsensual, do të shkatërronte çdo bazë apo mundësi për të shërbyer në dobi të të gjithëve siç e kërkon detyra e Presidentit të Republikës si përfaqësues i unitetit kombëtar.
Pas shtatë vitesh e gjysmë, e njihni zyrtarisht si lider të opozitës Edi Ramën dhe a keni patur kontakte më të?
S’më takon mua të njoh apo të mosnjoh titullarët apo liderët e partive të zgjedhura nga familja përkatëse, edhe kur nga kjo familje kam dalë vetë, kështu që nuk besoj se mund t’i dorëzoheshim së bashku kaq kollaj emocioneve personale. Ka patur reagime emocionale, të gjithë jemi stërvitur duke u rritur, duke u ballafaquar. Nuk besoj se dikush nga ne sot është në një situatë tjetër me më shumë avantazhe. Më lejoni të mbyll këtë arsyetim duke thënë se po, kur kam drejtuar PS dhe mjaft rrugë institucionale, e kam mirëpritur Edi Ramën si pjestar të qeverisë që kisha në 1998. E kam mbështetur si drejtues së qeverisë së Tiranës që nga viti 2000 dhe e kam mbështetur e nxitur që kur mori teserën për të kontribuar në forume dhe pavarësisht se rrugët, shumë transparante për publikun, janë kryqëzuar me njëri-tjetrën, s’kanë qenë ndonjëherë të mbyllura dhe si pjesë të axhendës së paraqitjes së ofertës sime me liderët legjitim, do të takoj edhe Edi Ramën krahës të tjerëve, kjo pa dyshim.
Përveç paraqitjes së platformës, çdarë do t’i kërkoni konkretisht Edi Ramës, që të firmosë një listë me 20 deputetë, t’iu nxjerrë si kandidat i PS-së apo t’iu mbështesë si kandidat mbi palët siç ju cilësoi tre javë më parë?
E riktheksoj, se dobia e vendit dhe e të gjithëve është që procesi të jetë gjithëpërfshirës, të jetë i hapur për kontribute të të gjithëve, natyrisht të çdo përfaqësuesi politik dhe të jetë transparent, pra në sytë e publikut, sepse sa më konsensual të jetë kryetari i ri i shtetit, sa më e gjerë të jetë mbështetja nga Kuvendi i Shqipërisë i kandidaturën së tij, aq më i madh do të jetë efekti për integrimin dhe klimën europiane. Nga kjo pikëpamje, duke e ritheksuar se identiti im lidhet me të majtën, vazhdoj t’i kërkoj PS-së dhe partive të tjera parlamentare, faktorëve politikë të rëndësishëm, që të konsiderojnë platformën dhe përvojën time, ta konsiderrojnë në mënyrë specifike një faktor shtesë.
Ju do t’i kërkoni opozitës që t’iu mbështesë fillimisht mbi palët, si një kandidaturë konsensuale?
Jo vetëm nga PS, këtë ofertë do t’ia paraqis të gjithëve dhe do të ishte e dobishme, do të bëj maksimumin e përpjekjeve që më jep mundësi përvoja, për t’i sjellë të gjithë në një mendje që një proces dhe një komunikim gjithëpërfshirës në këtë rast do t’i shërbente vendit dhe axhendës prioritare të tij.
Nëse kjo nuk ndodh, nëse ju mbështesin të gjithë, e mendoni si mundësi mbështetjen vetëm nga opozita, ndonëse ky diskutim varet thelbësisht nga shifrat?
Një konsens gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kryetarit do të tregonte maturi dhe përgjegjëshmëri në total. Ka një alternativë tjetër, demokratike, që do të dëshmonte maturinë e demokracisë shqiptare, një ballafaqim kandidaturash, me vota dhe ide, por me kusht, në dobi të garës dhe jo të sfidantit, që palët të mos e shndërrojnë në kacafytjen partizane të radhës, me votat dhe veshët të jenë të hapura dhe të lira pwr të zgjedhur më të mirën për këtë vend.
Në këtë rast eventual, 63 ose 64 votat e opozitës, mund t’i duheshin edhe vota që Nano mund t’i sigurojë i vetëm nga krahu tjetër?
Do të jem sërish në krye të ushtrisë paqes nëse ka nevojë për ushtri. Natyrisht do të kërkoj paqeruajtës në të gjitha forcat politike. Skifterët e së shkuarës janë ende në këmbë dhe besoj se ne kemi arritur në një nivel zhvillimi dhe nevoje shoqërore, ku jo vetëm qytetarët janë lodhur nga luftënxitësi, por edhe vetë grindavecët janë lodhur nga grindjet që nuk u shmangën dot.
Z.Nano ku ishit në 21 janar?
Kam qenë në shtëpinë time, e kam ndjekur nga ekrani dhe taraca e pallatit, nga ku shihej edhe sheshi para kryeministrisë, dhe natyrisht më vinin edhe erërat e barotit dhe të flakëve që përfshinë makina apo pemë të mjedisit tonë publik. Dhe nga kjo pikpamje unë kam qenë shumë i vrarë, shumë i trishtuar nga ai moment.
Ju keni deklaruar se s’keni lidhje me bandat e 21 janarit...?
Nuk kam të bëj me bandat e të dyja kampeve. Vlerësimi im është që kjo ngjarje e rëndë, shumë e trishtuar dhe me pasoja të thella për Shqipërinë nuk duhet të ndodhte. Duket sikur u kërkua me ngulm një fakt tragjik dhe u gjet, u arrit pa shumë vetëdije dhe pa shumë përgjegji tek fakti tragjik i pandryshueshëm i humbjes së 4 jetëve të qytetarëve, familjeve të të cilëve më lejoni tu shpreh ngushëllimet. Besoj se në analizën objektive të kësaj ngjarjeje të rëndë që nuk duhet të përsëritet duhet të lëmë të flasë drejtësia. Nuk mundet që asnjë gjykim politik ta zëvendësojë drejtësisë. Drejtësi e thellë, e gjithanëshme. Të dyja palët kishin kapërcim të së drejtës. Pra, nga të dy palët që u ballfaquan pati mungesë qetësie dhe përgjegjësie për të menaxhuar si turmën, ashtu edhe ruajtësit e institucioneve.
Kryeprokurorja e Republikës dhe Presidenti u etiketuan njëri Horr bulevardi dhe tjetra më një term që nuk mund ta shpreh këtu...
Gjithkush përfshirë edhe mua, do të kishte pritur më shumë nga të gjitha palët. Do të kishte pritur më shumë nga presidenti edhe nga prokurorja. Veprimet e tyre më kanë lënë edhe mua sensin e mungesës, sensin e bllokimit, e paralizës, e mungesës së kurajos për të vepruar në bazë të ligjit. Kam frikë se presidentit në atë ngjarje dhe rreth saj nuk ka vepruar, reagimi tij aspak politik dhe presidencial.
Ju ç’do të kishit bërë ndryshe në postin e Presidentit?
Do dëshiroja që Presidenti i Republikës të shfaqej, të ishte i pranishëm në momentet e para apo kritike të ballafaqimit edhe midis turmës dhe mbrojtësve të institucioneve.
Jeni penduar për zgjedhjen e Topit?
Ne nuk zgjodhëm Bamir Topin, ne zgjodhëm jokrizën, kontribuam që vendi të mos hynte në një cikël zgjedhjesh të përsëritura.
Për kë votuat në 8 maj?
Kam votuar për dinjitetin tim
Që është?
Nuk ka shumë vlerë vota ime si qytetar për të ndryshuar një realitet të caktuar.
Më latë të kuptoj se nuk keni votuar për Edi Ramën. Por a u vodh mandati i PS në 8 maj?
Gjithçka ndodhi në 8 maj ndodhi në klimën dhe pasojat që krijoi 21 janari. Nuk ka shumë rëndësi se ç’mendoj unë. Kur ka vlerësime të raporteve ndërkombëtare.
Pra ju qëndroni në qëndrimet e raporteve se mandati nuk është vjedhur?
Absolutisht po
Si po qeveriset vendi sot?
Në kohën që po jetojmë duhet të zgjidhim dilemën qeveria po na fsheh krizën apo kriza po na fsheh qeverinë. Më shqetësuese se sa një qeverisje e lodhur është fakti se janë të lodhur qytetarët, sepse gjendja më rezulton se është diku midis qëndrimit katastrofik të opozitës për vlerësimin e punëve të qeverisw apo të ekonomisë dhe ekstremit tjetër, euforisë së qeverisë për pasqyrimin e realiteteve.
A mendoni se duhet të ketë rrotacion politik në 2013?
Unë nuk mund të mohoj vlerën e rrotacioneve në demokraci. Ato janë një një nga mekanizmat lubrifikues të elitave politike.
Nëse plani prishet edhe kësaj rradhe do të përpiqeni përsëri, ju keni deklaruar se do të jeni dhe në 2012 edhe në 2013?
Nuk kam thënë asgjë kaq të parëndësishme por meqënëse ne po flasim sikur dje, jemi ndarë, besoj do takohemi prap dhe mirë është që sot që ta mbyllim me ëmbëlsi, me urimin e shpresën që inisiciativa gjithpërfshirëse që unë kam ndërmarrë për t’i afruar palët politike në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit në një mjedis më produktiv për zhvillimin kombëtar dhe integrimin tonë të japë rezultat. Është herët për të folur për zgjedhur për 2013 dhe për çdo plan që lidhet me to.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)