E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano për President, takohet me Ilir Metën

Lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano njoftohet se do të takohet me kreun e LSI-së Ilir Meta rreth orës 17:00, duke nisur kështu takimet me krerët e partive parlamentare për të prezantuar platformen  e tij për President.

Vetëm një ditë më parë, Nano në emisionin Top Story të Sokol Ballës njoftoi kandidaturën e tij për President të Republikës, duke kerkuar konsensusin e paleve.

Ai tha se vjen me një ofertë konkrete, dhe se pret tua paraqesë këtë të gjitha forcave parlamentare, përfshirë kreun e PS-së Edi Rama, dhe kryeministrin Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›