Pakistan, rrëzohet një avion me 127 pasagjerë
Një aeroplan me 127 njerëz në bord u rrëzua këtë të premte pranë një aeroporti në Ravalpindi, Pakistan, njoftoi televizioni pakistanez, Geo- TV.
Sipas Geo- Tv autoritetet e aviacionit Civil kanë konfirmuar një përplasje.
Boeing 737 po fluturonte nga Karaçi dhe u rrëzua vetëm pak para së të kryente uljen.
CNN raporton se kushtet e motin në zonën e aksidentit kanë mjaft të rëndë, erë e fortë duke krijuar një shikim të kufizuar.
Ekipet e shpëtimit janë drejtuar për në vendin e rrëzimit të avionit.