E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana e pastër, 2 mijë kosha të rinj, 6 pastruese

TIRANE- Në ditën e aksionit të madh Për një Shqipëri të Pastër kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka njoftuar se do të vendosen mbi 2 mijë kosha për hedhjen e mbeturinave dhe shtimin e 6 automjeteve pastruse.

Në këtë ditë, unë dua të lajmëroj qytetarët e Tiranës, se kontraktorët e pastrimit të qytetit do të vendosin mbi 2000 kosha për hedhjen e mbeturinave anembanë qytetit dhe blerjen e gjashtë automjeteve pastruese, të cilët do i bashkangjiten flotës së tyre të operimit. Këto do të jenë automjete të reja dhe do i shërbejnë mekanizimit të mëtejshëm të pastrimit, në mënyrë që në qytet, të ketë më shumë mjete që pastrojnë me efiçencë dhe më pak pastrim me metodën e vjetër të fshesës

Duke iu përgjigjur nismës së Kryeministrit, Sali Berisha, Për një Shqipëri të Pastër.  Administrata e Bashkisë, së bashku me operatorë të pastrimit kanë ndërhyrë për pastrimin e disa zonave të nxehta, të ndotura më së shumti nga inertet, si në Fushën afër  ish Kinostudios, Fusha Besa (rruga Siri Kodra e re, në drejtim të Bregut të Lumit), Shkozë, Fusha tek ish – Uzina Dinamo, fusha në krah të Policisë Bashkiake, fusha pas Spitalit Nr. 5, zona e rrethuar tek ish – kinema Dajti e zona të tjera të Tiranës.

Në këtë ditë, kreu i Bashkisë ka lançuar gjithashtu edhe fushatën Të mbajmë Tiranën Pastër.

Janë vendosur slogane nëpër kontenierë e makina të pastrimit, së bashku me numrin 0800-0888, për të denoncuar ndotjen e mjedisit, shpërndarjen e fletëpalosjeve, ndërsa fushata do të vazhdojë me transmetimin e spoteve televizive dhe me informimin e nxënësve, se si të kontribuojmë për një mjedis të pastër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›