Pakistan, rrëzohet një avion me 131 pasagjerë
Një Boing 737 i Aviacionit Civil pakistanez u rrëzua në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Islamabadit me 131 pasagjere ne bord. Policia tha se shkak për aksidentin e rëndë mund të ketë qenë moti i keq në zonë.
TGcom njofton se nga aksidenti kanë mbetur të vrarë 118 pasagjerë, duke cituar burime të ministrisë së Mbrojtjes pakistaneze.
Avioni, që i përkiste kompanisë vendase të Bhoia, ishte nisur nga Karaçi dhe është rrëzuar në një zonë të banuar.
Ekipet e shpëtimit janë drejtuar për në vendin e rrëzimit të avionit.
