E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano president? Marko Bello: PD e PS ta votojnë

Share

Për ish-ministrin e kabinetit Nano, Marko Bello, lideri historik i PS-së Fatos Nano është një figurë që duhet të bashkojë PD-në e PS-në për t`i dhënë vendit një president konsensual.

Në një intervistë për Ora News deputeti socialist Bello thotë se Nano është një figurë me vlera për politikën shqiptare.
Z.Nano është një figurë me staturë të spikatur politike, një politikan karriere, një lider historik i së majtës, i cili kohët e fundit është përpjekur të mbajë një ekuidistancë ndaj polikës, do thosha, për të arritur një konsensus. Nëse z.Nano do të arrijë të bindë të gjitha palët, do ishte shumë pozitive. Pa diskutim që PD e PS duke mbështetur Nanon do i jepnin vendit një President të suksesshëm, tha ai.
Por në rast se PS-ja nuk e mbështet kandidaturën e Nanos, vota e tij do të jetë e njëjtë me atë të grupit.
Jam hapur në mbështetje të një proçesi gjithëpërfshirës dhe do t’i bindem pa dikustim vendimeve të partisë sime, por do përpiqem që PS të ketë një qasje më dashamirëse ndaj z.Nano, por do respektoj vendimet e partisë, thekson ai.
Pas hedhjes së emrit të tij në listën e kandidatëve, Fatos Nano është rikthyer në pole position për karrigen e kreut të shtetit, madje duke arritur të hapë deri diku edhe dyert e Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›