E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet, Agim Llupo vrau edhe Aleks Nikën?

Share

Pas Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës gardisti Agim Llupo dyshohet si autori i vrasjes se protestuesit te katërt, Aleks Nika. Kjo ishte edhe një nga arsyet qe Prokuroria e Tiranes kërkoi pak dite me pare edhe zgjatjen e edhe me tre muaj te afateve hetimore për gardistin Llupo, i cili është i vetmi i akuzuar për ngjarjet e 21 Janarit, qe ndodhet ne qeli. Ne vendimin e zbardhur te gjyqtarit Shkëlqim Mustafa, qe Vizion Plus ka siguruar, thuhet: Sipas Raport Ekzaminimit te datës 05 Janar 2012, te Laboratorit te Byrosë Federale te Hetimit (FBI), është konkluduar se Predha me nr. Q4 (predha e gjetur ne trupin e viktimës Aleks Nika) dhe predha nr. Q2 (predha e gjetur ne trupin e viktimës Ziver Veizi), kane dale nga një tyte me gjashte viaska te thelluara dhe te ngritura nga e djathta. Për shkak te mungesës se shenjave korresponduese mikroskopike me vlere, këto plumba nuk mund te identifikohen, si te qitura nga e njëjta tyte, nga tytat e pistoletave te dërguara për ekzaminim, apo nga tytat qe kane qitur ndonjërin nga plumbat e dërguar për ekzaminim. Gjithashtu ne vendim thuhet, se bazuar ne këto dyshime Prokuroria ka vendosur edhe kryerjen ekspertimit teknik pranë laboratorit te byrosë federale te hetimit, ku ka kërkuar edhe pastrim te imazheve fotografike dhe filmike. Konkretisht thuhet ne vendim prokuroria, ka dërguar për ekzaminim: imazhe fotografike te skedarit, qe bën fjale për viktimën Aleks Nika, skedar fotosh, 32 pamje video, qe bëjnë fjale për viktimën Ziver Veizi, si dhe pamje te marra ne aparatin telefonik te deklaruesit Hysni Peposhi. Por, sipas gjykatës deri ne ditën e sotme konkluzionet ne lidhje me këtë ekspertim nuk kane mbërritur ne Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tirane./vizion plus

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›