Aleati i Berishës në qeveri përulet përpara flamurit të Vorio Epirit
Nga Arben Lalla
Javën që shkoi shoqata Vorio- Epiriotase “Pirro”, dega e Thesalisë, organizoi prerjen e Pites së Vitit. Në këtë aktivitet ishin shumë personalitete të ftuar të politikës së minoritetit grek, midis tyre dhe Kristo Kiços, kryetar i partisë së minoritetit grek MEGA. Deri këtu nuk asgjë të keqe, në qoftë se një shoqatë joqeveritare organizon mbrëmje gazmore duke mos provokuar destabilizimin e ndonjë vendi.
Por, organizimi i kësaj mbrëmje nga shoqata Pirro kishte prapavija politike sepse tema kryesore e fjalimeve të rastit kanë qenë autonomia e Vorio- Epirit. Në panelin qendrorë ishin të ulur dy kryetarët e partive politike të Shqipërisë dhe mbi kryet e tyre ishte varur flamuri i shpalljes së Autonomisë më 17 shkurt 1914 nga forcat adartët dhe ushtarakë të Greqisë. Pjesëmarrja e politikanëve minoritarë që jetën politike e zhvillojnë në Tiranë është hapur shkelje e Kushtetutës së Shqipërisë dhe pretendime territoriale ndaj saj. Nuk është hera e parë që liderë të organizatave politike dhe shoqërore provokojnë në mbrëmje të tilla Shqipërinë dhe shqiptarët. Por aleati i Berishës në pushtet, kryetari i MEGA Kristaq Kiços deklarojë në fshatin Krania se: Çdo komb në botë ka heronjtë e tij, dhe për këtë kemi ardhur ne sot për të përkujtuar heronjtë tanë kombëtar të cilët luftuan për të drejtat e tyre, në tokën e tyre stërgjyshore, këtu në Vorio- Epir (në Shqipërinë e Jugut). Është detyra jonë për të nderuar heronjtë e djeshëm dhe për të marrë shembull për luftën e sotme. Për të ruajtur arsimin tonë, pronën tonë, identitetin tonë kombëtar. Për të ruajtur gjithçka që gjyshërit tanë na e kanë lënë për të cilat luftuan dhe sakrifikuan. Të gjithë bashkë duhet ta kuptojmë se shkojmë për të arritur kombëtar…
Kjo deklaratë u bë përpara përmendores së njërit nga adartët grek, Thimos Lolis, i cili ka bërë masakra kundër popullsisë shqiptare në vitin 1914. Deklarata e Kristaq Kiços është e para deklaratë e një politikani minoritar i cili hapët deklaron se vazhdojnë luftën tyre në hapat e heronjve të autonomisë së Vorio- Epirit.
Është fjala për një parti që është anëtare e koalicionit të Berishës, që ka një ministër në qeveri dhe që është po ashtu pjesë e qeverisë me partinë çame. A ka hipokrizi më të madhe?
