E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafa Ska zgjedhje pa votim elektronik

E enjte 01 Mars 2012 1250 Nenkryetari i Komisionit te Ligjeve Fatmir XhafaNenkryetari i Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafa ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha si pergjegjes per prishjen e marreveshjes PD-PS per ligjet qe kerkojne 84 vota. Ne emisionin Intervista Sekretari per Koordinimin prane PS Xhafa ka sqaruar se rrezimi i propozimit te opozites per denimin e falsifikatoreve te statistikave ishte i paramenduar per te justifikuar deklaratat negative te Brukselit ne lidhje me statusin e vendit kandidat. Duke dhene alarmin per ritmet e ngadalta me te cilat po ecen reforma zgjedhore Xhafa ka deklaruar se opozita nuk hyn ne zgjedhje nese nuk vendoset votimi elektronik dhe te nderrohet KQZ e drejtuar nga Arben Ristani. Xhafa ka garantuar se PS eshte e vendosur ti qendroje marreveshjes me PD per ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar por ka kerkuar qe maxhoranca te respektoje pjesen e saj te detyrimeve duke miratuar propozimet e opozites ne lidhje me reformen zgjedhore dhe ate parlamentare.

ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›