Halimi: Transparencë në emërimin e gjyqtarëve

Këtë e bëri të ditur sot kreu i kësaj ministrie, Eduard Halimi, i cili vuri theksin tek sistemi i emërimit të gjyqtarëve në këtë gjykatë.
"Transparenca, meritokracia në bazë vlerash dhe përcaktimi i kritereve fondamentale si një gjykatë karriere, përbejnë bazën kryesore të reformës në këtë proces vital për sistemin e drejtësisë", theksoi Halimi, duke vënë në dukje se "kemi një vullnet politik të qartë që sistemi aktual duhet të përmirësohet në drejtim të transparencës së proçesit të përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë".
Sipas tij, implementimi i këtyre parimeve në reformimin e Gjykatës së Lartë mbart garancinë që gjyqtarët, e emëruar në pozicione kaq të larta, të jenë jo vetëm ndër më të kualifikuarit profesionalisht, por edhe shmang subjektivizmin dhe influencat e papërshtatshme në procesin e përzgjedhjes.
Kreu i ministrisë se Drejtësisë shprehu rëndësinë e reformimit të procedurave që ndiqen për propozimin për kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Sikurse deklaroi ai, procedura paraprake e dekretimit të gjyqtarëve të lartë duhet të jetë një proces i hapur, pasi transparenca në sytë e publikut dhe tek të interesuarit mbart rëndësi themelore dhe jep efekt të drejtpërdrejtë në pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa kriteret e emërimit të gjyqtarëve të lartë duhet të orientohen pa diskutim drejt meritokracisë profesionale të kandidatëve.
"Gjykata e Lartë, si maja e piramidës gjyqësore, ka nevojë për individë me karakter të fortë, me integritet të lartë moral dhe me kurajë të shquar qytetare. Për këtë qëllim duhet që kandidatët e përzgjedhur të tregojnë se nuk kanë patur probleme në drejtim të transparencës financiare, të qasjes personale ndaj presionit publik apo qytetar, të ruajtjes së sekretit profesional etj", shtoi më tej Halimi. /Start/
2012-06-06 16:20