E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano presion liderit të opozitës: Më kandido për president ose formoj fraksion

Fatos Nano - Edi Rama

Refuzimi i Partisë Socialiste për të kandiduar Fatos Nanon në postin e presidentit ka bërë që ky i fundit të nis lëvizjet për ushtrim presioni.

Një ditë më parë Nano është takuar me kryetarin e grupit parlamentare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ku mësohet se ka kërkuar 20 firma të deputetëve të PS-së që kërkohen për të paraqitur kandidaturë në Kuvend.

Përgjigjja negative e dhëna nga Ruçi me argumentin se PS po kërkon që të zgjidhet një president konsensual duket se po detyron Nanon të shoh si rrugë të vetme ushtrimin e presionit për çarje të PS-së.

Në një njoftim për shtyp, të shpërndarë nga Arian Galdini, thuhet Nano ka zhvilluar një takim me deputetë socialistë, ish-funksionarë të së majtë që njihen si mbështetës të tij, duke paralajmëruar një fraksion të ri që mund të lindë nga PS-ja si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Për lëvizje konkrete të Nanos do të pritet përfundimi i takimit Berisha-Rama.

Nëse Edi Rama nuk e mbështet Fatos Nanon në kandidimin për President, atëherë në këto takime u përcaktua gatishmëria për fillimin e përgatitjeve për një lëvizje të re politike përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan ti dalin për zot fateve të Shqipërisë dhe që e duan Shqipërinë Evropiane, thuhet në komunikatën për shtyp. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›