E Diel, 1 Nëntor 2026

Bahkimi i shqiptareve realizohet pas largimit të kësaj klase politike

Kreshnik Spahiu

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, gjatë një tubimi në Kukës, ka bërë thirrje për nxjerrjen e vendit nga qorrsokaku ku politika 22-vjeçare e ka futur për interesa personale. Sipas Spahiut shqiptarë duhet të bashkohen në një shtet dhe ky është qëllimi kryesore i AK-së dhe jo pushteti.

Zhvillimi dhe bashkimi i shqiptarëve do të jetë i mundur vetëm nëse do të ndryshojmë klasën politike dhe largojmë xhaketat e vjetra. Kemi 22 vjet me të njëjtat personazhe me të njëjtat persona të cilët kanë denigruar njërit-tjetrin dhe e kanë ndarë Shqipërinë në socialistë dhe demokratë dhe për këtë arsye AK vjen me një qëllim të vetëm, për të sjellë një qark të ri, me njerëz që kurër nuk kanë qenë ministra, deputeti apo kryetar bashkie, tha kreu i AK-së nga Kukësi.

Në fund të tubimit Spahiu shpërndau karta anëtarësi për të rinjtë e këtij qyteti. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›