E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës kontroll të plotë për lëndët e rrezikshme

25-12-2011 / Gazeta 55

Ndërkohë Taks-Forca ka vijuar kontrollin e përditshëm ndaj çmimeve në tregjet e kryeqytetit

Krahas kontrollit për parandalimin e abuzimit me çmimet, Bashkia e Tiranës ka vijuar kontrollet edhe për shitjen e lëndëve të rrezikshme për konsumatorin si fishek zjarre, bombula gazi jo të sigurta, pesticide etj. Sipas Ibrahimit, gjatë muajit dhjetor ka pasur një kontroll me ritëm të lartë në bashkëpunim me disa institucione të pushtetit qendror dhe me ndihmë të policisë Bashkiake, duke bërë edhe sekuestrime të mjaft produkteve jashtë standardit apo sigurisë së kërkuar me ligj. Deri tani, janë146 bombula gazi të sekuestruara nga Inspektoriati Teknik jashtë kushteve të duhura, rreth 147 kuti me kapsolla apo lëndë të tjera plasëse të cilat kanë rrezikshmëri në përdorimin e tyre gjatë sezonit të festave.

Po kështu janë gjobitur 15 subjekteve që tregtonin në kushte jo të përshtatshme këto lloj produktesh. Gjithashtu në këtë proces, sipas Ibrahimit, u janë sekuestruar 15 shitësve ambulantë lëndë pesticide, të rrezikshme për jetën e qytetarëve të Tiranës dhe konsumatorin. Kontrollet janë shtrirë tek të gjitha subjektet dhe do të vijojnë deri në fund të vitit. 

“Bashkia e Tiranës, gjatë gjithë muajit dhjetor, krahas monitorimit të çmimeve, në mënyrë të përditshme por edhe gjatë fundjavave, ka ndërmarrë një aksion të gjerë bashkë me shumë institucione të tjera të qeverisjes qendrore, për evidentimin, parandalimin si dhe sekuestrimin e gjithë produkteve të rrezikshme siç janë fishek zjarret, kontrollin e bombulave të gazit në të gjitha pikat e shitjes etj. Deri tani, kur kontrolli është duke vijuar me ritëm të lartë, ne kemi 146 bombula gazi të sekuestruara nga Inspektoriati Teknik jashtë kushteve të duhura, rreth 147 kuti me kapsolla apo lëndë të tjera plasëse të cilat kanë rrezikshmëri në përdorimin e tyre gjatë sezonit të festave si dhe në gjobitjen e 15 subjekteve që tregtonin në kushte jo të përshtatshme këto lloj produktesh. Gjithashtu në këtë proces janë sekuestruar tek 15 shitës ambulantë lëndë pesticide, të rrezikshme për jetën e qytetarëve të Tiranës dhe konsumatorin. Inspektimet do të vijojnë me rritëm të lartë deri në datën 31 dhjetor, të organizuara me dy grupe me bashkëpunimin edhe të mjaft institucioneve qendrore. Ne po monitorojmë të gjithë qytetin e Tiranës, bashkë me ndihmën e Policisë Bashkiake, edhe shitësat ambulantë apo të palicensuar, për të respektuar çdo normë. Në këtë kontekst aksioni ka qene kompleks dhe ka përmbledhur çdo gjë”, tha Ibrahimi.

Ndërkohë Taks-Forca e Bashkisë së Tiranës vijon kontrollin e përditshëm ndaj çmimeve në tregjet e kryeqytetit. Më monitorimin e sotëm nuk janë vërejtur luhatje të çmimeve në tregje. Bashkëngjitur keni tabelën e çmimeve të produkteve të shportës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›