E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano takon Idrizin: Jemi në rrugën e duhur

Ish-kreu i PS-së dhe ish-kryeministri Fatos Nano, pas vetëofrimit si kandidat për postin e presidentit të Shqipërisë, rifillon takimet e paralajmëruara me krerët e partive parlamentare. Mesditën e sotme ai është takuar me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi për t`i kërkuar mbështetjen për të qënë në garë për postin e kreut të ri të shtetit.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit, Nano theksoi se tashmë procesi i zgjedhjes së presidentit është në rrugën e duhur për të zgjedhur dialogun me drejtues të forcave politike parlamentare.  “Jemi në rrugën e duhur për të zgjeruar dialogun mes drejtuesve të politikës, jo vetën në funksion të zgjidhjes së çështjes së presidentit, por edhe si objektiv I përshpejtimit të reformave për integrimin e vendit” theksoi Nano.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka vlerësuar Fatos Nanon si një person me profil të lartë dhe me vizion të qartë për integrimin e vendit në BE ndërsa ka vlerëaruar gjithashtu edhe kontributin dhe platformën e tij.

“Urojmë që shqiptarët të kenë president konsensual. Për partinë tonë, presidenti duhet ta zbatojë kushtetutën në mënyrë integrale për aspiratat e popullit për bashkim kombëtar, është proces që nuk zgjidhet në mënyrë të njëanshme, ne duam president të mirëpranuar, një figurë që të jetë garant i Kushtetutës, të dije të thotë jo për ligjet që bien ndesh me proceset integruese”- tha ai.

I pyetur nëse vota e PDIU-së do të jetë pro Nanos president, Idrizi ka theksuar se PDIU vlerëson Nanon si person me profil të lartë dhe me vizion të qartë që për proceset integruese. “Ne do japim kontributin tonë që presidenti të jetë figurë e gjithëpranuar nga partitë parlamentare, ose jo, por edhe nga publiku shqiptar”.

Më herët, Nano është takuar edhe me kryetarin e LSI-së Ilir Meta, kryetarin e PS-së Edi Rama ndërsa pritet të takohet me kryeministrin Sali Berisha, kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule si dhe me kreun e PR-së, Fatmir Mediu.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›