E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano takon Ramen ne PS

"Une dhe kryetari i Partisë Socialiste, kryetari i LSI-së, shpresoj edhe drejtues të forcave të tjera politike, kryeministri Sali Berisha, të vazhdojmë të mbështesim me të njëjtin impenjim kombëtar realizimin e sfidës presidenciale në përputhje me interesat kombëtare".

Kështu ka deklaruar për mediat, ish-kryeministri Fatos Nano, pas një takimi realizuar në selinë e Partisë Socialiste, ambiente të cilat Nano nuk i kishte vizituar prej shumë kohësh.

Takimi me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama nisi në orën 11:00 dhe zgjati rreth dy orë.Ishte vetë Rama që përcolli deri në dyert e jashtme të selisë Nanon, por pa dhënë prononcim të përbashkët për median.

"Ky ishte një takim i paralajmëruar Zgjedhja e presidentitNano takon Berishën “Një President konsensual”Nano takon Arvizun në kuadër të takimeve që po zhvilloj për të folur nga afër jo vetëm mbi platformën dhe ofertën që unë kam paraqitur publikisht, për një zgjidhje të sfidës presidenciale në përputhje me prioritetet dhe kërkesat e vendit, te atdheut, ne 100-vjetorin e pavaresise dhe ne funksion te nje dinamike me prodhuese te punes qe ben klasa politike dhe institucionet e Shqiperise per detyrat e integrimit", tha Nano.

PS: Angazhim për zgjedhjen e presidentit konsensual

Pas takimit në selinë e Partisë Socialiste mes Nanos dhe kryetarit Rama dhe kreut të grupit kuvendor Gramoz Ruçi, selia rozë publikoi një njoftim për media, ku thuhet se krerët e PS-së dëgjuan "gjithë çfarë dëshironte t’u përcillte zoti Fatos Nano, lidhur me platformën e tij për çështjen e  zgjedhjes së Presidentit të Republikës mbi palët e jashtë palëve politike".

"Nga ana e tyre ata i kanë thënë zotit Fatos Nano se Partia Socialiste synon krijimin e kushteve për një proces politik, ku publiku të mos ndjehet i përjashtuar dhe ku të gjitha palët parlamentare të përfshihen në një dialog konstruktiv. Socialistët do të jenë të angazhuar për t’i dhënë Republikës sonë një President me votat e më shumë se një pale, si edhe vetë Shqipërisë një argument bindës në mbështetje të kërkesës për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Europian.Për Partinë Socialiste është shumë e qartë se nga një proces sa më gjithëpërfshirës duhet të shkohet drejt emrit të Presidentit të ri të Republikës. Prandaj edhe Partia Socialiste do të kontribuojë për këtë proces të domosdoshëm duke vënë mbi gjithçka interesin e vendit", thuhet në njoftim.

Më tej sqarohet se Partia Socialiste do të aktivizohet së shpejti publikisht përmes kryetarit të saj Edi Rama dhe drejtuesve të tjerë të mandatuar nga forumi më i lartë i PS, për të komunikuar drejtpërdrejt me palët e tjera parlamentare pa dallim.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›